Misioni i KiE-se ne Tirane per zgjidhjen e krizes

Njoftimi zyrtar i Presidences thote se biseda u perqendrua ne zhvillimin e tryezes politike mes mazhorances dhe opozites, nen drejtimin e Presidentit te Republikes.
Ne takim Presidenti vuri ne dukje vullnetin politik te paleve, por edhe te tijin per arritjen e nje zgjidhjeve konstruktive. Kreu i shtetit vuri ne dukje gjithashtu se gjate takimeve, palet u jane referuar ne menyre te veante pikave te rezolutes se Asamblese Parlamentare.
Sipas njoftimit zyrtar te presidences, kreu i delegacionit avush-ollu nga ana tij vleresoi rolin pozitiv te Presidentit Topi, duke theksuar se ai eshte udheheqesi dhe njeriu i pare ne Shqiperi qe ka zbatuar rezoluten e miratuar nga Asambleja.
Njoftimi i Presidences thote se ne vijim Presidenti Topi dhe anetaret e delegacionit shkembyen mendime dhe pikepamje rreth mundesive te gjetjes se piketakimeve mes mazhorances dhe opozites per zgjidhjen perfundimtare te ngerit politik.
Ky takim i pare me presidentin, u pasua sipas nje rendi protokollar, ne nje takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli e me pas me kryemnistrin Sali Berisha. Komunikata e kuvendit njofton se kryetarja Topalli i beri delegacionit nje ekspoze te zhvillimeve ne Shqiperi pas rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.
Zonja Topalli vleresoi miratimin e rezolutes, dhe i cilesoi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit si procesi me i mire zgjedhor ne Shqiperi. Njoftomi zyrtar thote se Kryetarja e Kuvendit informoi per perpjekjet e saj institucionale per te komunikuar me do deputet te opozites, duke i ftuar ata te respektojne Kushtetuten dhe mandatin qe u ka dhene populli.
Kryetarja e Kuvendit informoi gjithashtu edhe per oferten e bere opozites nga mazhoranca per ngritjen e nje komisioni hetimor, i cili mund te funksionoje vetem ne zbatim te Kushtetutes, parimit te ndarjeve te pushteteve dhe vendimit te Gjykates Kushtetuese perfundon njoftimi zyrtar i Kuvendit.
Ajo qe ra ne sy ne takimin me kryeministrin Berisha ishte tejkalimi i cdo parashikimi kohor. Takimi i cili zgjati per rreth 1 ore e 40 minuta, u cilesua nga kryeministri ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, si takim te frytshem dhe te hapur. Kryeministri beri edhe ai te ditur qendrimin e tij, se eshte i gatshem ta zgjidhe krizen ne frymen e rezolutes. Sipas kryeministrit, ai i ka thene delegacionit te Keshillit te Europes se eshte i hapur per te zgjidhur cdo problem bilateral me partine socialiste, qe ne gjuhen e kryeministrit do te thote se nuk mund te dale mbi vendimet e gjykatave.
Ne oren 15.15 delegacioni u prit ne seline roze me kreun e socialisteve Rama, per te patur nje tjeter takim me presidentin ne oren 17.00.