Tak - Tak, OBSH
-490x320.jpg)
Republika e Kosovës ka aplikuar para disa javësh për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përmes një letre të nënshkruar nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi.
Këtë e kanë konfirmuar për Express zyrtarë të Presidencës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, të cilët besojnë se OBSH’ja do të aprovojë kërkesën e liderëve kosovarë.
“Kosova ka bërë kërkesë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Institucionet e Kosovës presin përgjigje pozitive”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri, të dielën për Express.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, me selinë kryesore në Gjenevë, është agjenci e specializuar e OKB’së që vepron si autoritet koordinues në shëndetësinë publike ndërkombëtare. OBSH’ja ka 193 anëtarë. Secili shtet që është anëtar i OKB’së anëtarësohet në mënyrë automatike edhe në OBSH, por sipas kushtetutës së kësaj organizate, anëtare me të drejta të plota mund të bëhen edhe shtetet që nuk janë në OKB, por që marrin aprovimin e shumicës së thjeshtë të anëtarësisë së saj.
Asambleja e OBSH’së është autoriteti suprem vendimmarrës për pranimin e anëtarëve të rinj, që mblidhet për çdo vit në muajin maj, në nivel të ministrave të shëndetësisë.
Disa shtete që nuk janë anëtare të OKB’së, janë pranuar në OBSH si anëtare vëzhguese, siç është Palestina, Vatikani dhe Tajvani.
Serbia, e cila një nga prioritetet kryesore të politikës së saj kundër Kosovës e ka pengimin e përfshirjes së vendit tonë në strukturat ndërkombëtare, ka filluar menjëherë lobimin kundër aplikacionit të Prishtinës.
Aktivitetin diplomatik për të parandaluar hyrjen e Kosovës në OBSH e ka konfirmuar javën e kaluar Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, sipas të cilit, kërkesa e Kosovës është refuzuar. Por këtë e ka përgënjeshtruar zëdhënësi i Presidentit të Kosovës, i cili thotë se Kosova nuk ka marrë asnjë përgjigje nga OBSH’ja.
“Që Serbia do të angazhohet për të penguar Kosovën, kjo nuk është risi. Ata, fatkeqësisht, po vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet për të penguar Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Beqiri.
Përveç diplomacisë serbe, Kosovën nuk dëshirojnë ta shohin në OBSH as mjekët e Serbisë.
“Përfaqësuesit e Republikës së vetëshpallur të Kosovës nuk kanë vend në asnjë organizatë ndërkombëtare, sepse Serbia përfaqëson të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë Kosovën”, thuhet në letrën e mjekëve të Serbisë, e botuar në mediat serbe.
Në letrën e tyre citohet edhe një pjesë e kërkesës së Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaçi, dërguar OBSH’së. “Anëtarësimi i Kosovës do të ishte kontribut për të gjitha palët. Ne besojmë fuqishëm se OBSH’ja do të hapë dyert për interaksion me shtetet anëtare të organizatës, shkëmbimin e përvojave lidhur me sfidat në shëndetësinë publike”, citohet një pjesë e letrës së krerëve të institucioneve të Kosovës.
Nëse kërkesa e Kosovës hyn në agjendën e Asamblesë së OBSH’së, atëherë votimi do të bëhej në maj të këtij viti. Pavarësisht se nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Kosova mund të shpresojë të hyjë në OBSH, ashtu siç ka ndodhur vitin e kaluar me anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), kur kërkesa e Prishtinës është mbështetur nga më shumë se njëqind shtete.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është e pranishme në Kosovë që nga viti 1999 dhe ka dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e shëndetësisë kosovare.
Kosova deri më tash ka arritur të anëtarësohet në institucionet më të mëdha financiare të botës. Përveç në FMN, është pranuar edhe në Bankën Botërore, ndërkaq pret të hyjë edhe në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Republika e Kosovës është anëtarësuar edhe në Unionin Ndërkombëtar të Transportit Rrugor, në Asociacionin Ndërkombëtar të Avokatëve si dhe në disa organizata të sportit.