E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historitë e jetës

22/02/10 15:10

Ada dhe Bledi, ndërsa qëndrojnë tek kolltukët, vazhdojnë të bisedojnë për temat që lidhen me jetën e tyre, për historitë e dashurisë që kanë patur, për lidhjet, për jetën me familjen dhe vështirësitë që kanë kaluar në emigrim. Ada i tregon historinë e jetës së saj, kur u lidh me një djalë që trembëdhjetëvjece dhe ka ndenjur me ta për dhjetë vjet e më pas historia e tyre mori fund. Ajo tregon se gjatë këtyre viteve, nën kujdesin e saj ishin edhe prindërit të cilët nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe ekonomike e ndaj ajo duhej të kujdesej edhe për ta. Ada tregon se ka bërë shumë sakrifica në atë kohë dhe në momentin e fundit kur i ka kërkuar të dashurit të saj që ti jepnin një drejtim tjetër lidhjes së tyre, ai i ishte përgjigjur se nuk mundej sepse kishte të tjera gjëra për të bërë. Ajo shprehet se pas kësaj u ndanë, ndërsa Bledi habitet me gjithë ato sakrifica që ka bërë ajo për të ndërsa ai nuk i ka vlerësuar asgjë. Sipas tij, ai nuk e ka dashur sepse një njeri që të do, qëndron gjithë jetën afër tij, ndërsa Ada tregon se gjithnjë mes atyre ka qënë shoqëria e cila mund të ketë ndikuar keq në marrëdhënien e tyre. Edhe Bledi tregon dicka për jetën e tij. Ai shprehet se pati njeriun e duhur në momentin e gabuar, duke treguar për historinë e tij të dashurisë, për vajzën të cilën e humbi dhe nuk e vlerësoi për aq kohë sa e kishte pranë. Bledi tregon se ajo e kishte ndihmuar shumë që ai të gjente veten dhe të integrohej në jetën shoqërore në vendin ku kishte emigruar. Të dy të rinjtë përfundojnë bisedën duke i dhënë kurajo njeri-tjetrit që të mos mërziten për këto histori të kaluara. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›