E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni i ODIHR-it lë Shqipërinë para mbarimit të afatit

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, misioni i vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet e 8 Majit, do të largohen 5 ditë para mbarimit të misionit të tyre në Shqipëri.

Më shumë se 10 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe kur për kryeqytetin nuk ka ende një rezultat paraparak, misioni i vëzhguesve të ODIHR-it ka vendosur të lërë Tiranën me herët edhe pse ishte parashikuar që largimi i tyre të bëhej në datën 24 maj.

Nën kryesimin e drejtorit Jonathan Stonestreet, përfaqësia e vëzhguesve do të kenë në orën 10:00 një takim me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
 

Takimi do të zhvillohet në përfundim të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011. Grupi i parë i vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR-it u vendosën në Shqipëri në datën 27 mars të 2011 dhe ishte programuar të zgjaste deri të martën e javës së ardhshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›