Moratti: Pastore më pranë se Sanchez

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thekson se klubi i tij ka gjasa më të mëdha që të transferojë asin e Palermos, Javier Pastore se sa atë të Udineses, Alexis Sanchez.
“Sanchez? Unë jap notën katër nga dhjetë. Nuk mendoj se ne mund ta transferojmë atë, është shumë i shtrenjtë. Javier Pastore? Pesë. Cavani? Një. Messi? Kjo do të ishte mirë, por unë them se kemi zero shanse për ta transferuar atë”, tha Moratti.
Interi pritet që të bëjë revolucion gjatë verës, pas dështimeve të shumta dhe skandaloze gjatë sezonit që jemi duke e lënë pas.