Misioni i OKB-se ne Kosove largon 70% te perfaqesuesve
Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove paralajmeron se brenda pak ditesh do te filloje largimin e 70 perqind te personelit. Kjo mase eshte pjese e planit per ristrukturimin e UNMIK-ut, pas shpalljes se pavaresise dhe hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves. Kombet e Bashkuara po planifikojne te mbajne ne Kosove rreth 30 perqind te personelit nderkombetar dhe vendor, apo rreth 600 zyrtare, te cilet do te jene pjese e misionit te rikonfiguruar te UNMIK-ut. Afer 1400 zyrtare te tjere do te humbin shume shpejt vendet e punes. Zvogelimi i personelit te Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove mund te filloje kete jave, ndonese zyrtare te UNMIK-ut nuk kane konfirmuar ende daten e sakte. "Nuk mund t'ua them daten e sakte, por ne ditet e ardhshme ne do te fillojme zvogelimin e personelit nderkombetar dhe atij vendor, sic parashihet me planin per rikonfigurimin e UNMIK-ut", u shpreh zedhenesi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko. Ai tha se shkurtime te vendeve te punes do te kete ne Departamentin e Administrates Civile, ne Zyren per Kthim dhe Komunitete dhe ne disa departamente tjera, ku UNMIK-u nuk do te kete rol ne Kosove. "Ideja eshte qe te bejme shkurtime te vendeve te punes per me shume se 50 perqind, perafersisht 70 perqind", tha zoti Ivanko. Por ende mbetet e paqarte nese reduktimi i personelit te UNMIK-ut do te ndodhe edhe ne pjesen veriore te Kosoves te banuar me shumice serbe. Serbet ne veri te Kosoves, te mbeshtetur nga Serbia dhe Rusia, po kundershtojne dislokimin e Misionit te BE-se ne kete pjese te vendit, ndersa po kerkojne vazhdimin e pranise se UNMIK-ut. Shumica e serbeve ne Kosoven veriore vleresojne se misioni evropian eshte i paligjshem ne Kosove, pa miratimin e Keshillit te Sigurimit dhe e shohin ate si implementues te pavaresise se Kosoves.