Sherri per parkimin, plagos vellane nga pakujdesia
Mamurras- Sherri mes nje grupi te rinjsh per pak sa nuk ka perfunduar ne nje tragjedi te vertete ne hyrje te qytetit te Mamurrasit. Autori I dyshuar ka gabuar shenjestren dhe ne pakujdesi ka plagosur vellane e tij. Shkak eshte bere nje parkim makinash, kurse ngjarja ndodhi mbremjen e djeshme rreth ores 19:30. Sipas burimeve policore, tre te rinj, midis tyre Lan Bardhoku, 34 vjec, se bashku me vellane e tij, fillimisht kane debatuar me nje bashkemoshatar te tyre. Perplasja qe nisi ne qender te qytetit eshte zhvendosur me pas ne dalje te tij, drejt rruges per ne Tirane, prane disa pallateve. Objektivi i sulmit, emri i te cilit nuk publikohet, eshte detyruar te ndaloje makinen me targa te Krujes, ku eshte detyruar te zbrese prej vellezerve Bardhoku. Sapo ka zbritur nga mjeti te rinjte e kane qelluar me grushte 30 vjecarin qe u eshte kunderpergjigjur menjehere. Kjo ka bere qe grupi i agresoreve te perdore dhe armen, por gjate te shtenave ka plagosur nga pakujdesia te vellane, Lan Bardhoku ne kupen e gjurit te djathte. Pas ngjarjes drejtuesi i makines ka perfituar per t'u larguar ne drejtim te Fushe Mamurrasit. Ndersa i plagosuri 34-vjecar eshte derguar per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, per ndihme me te specializuar. Policia e Kurbinit ka mberritur ne vendin e ngjarjes, por gjate ekspertizes ka mundur te gjeje vetem njollat e gjakut, por asnje gezhoje te armes se krimit. Per ngjarjen nuk eshte bere ende asnje ndalim, pasi mungon denoncimi.
Heshtja
I plagosuri ne Spitalin Ushtrak, Lan Bardhoku, nuk ka pranuar te flase para agjenteve te policise dhe ngjarja eshte mesuar nga uniformat blu vetem ne rruge operative dhe deshmitaret okulare. Nderkohe qe banoret e ketij qyteti kane qene prezent ne momentin e krimit, jane larguar per t'i shpetuar plumbave.
Heshtja
I plagosuri ne Spitalin Ushtrak, Lan Bardhoku, nuk ka pranuar te flase para agjenteve te policise dhe ngjarja eshte mesuar nga uniformat blu vetem ne rruge operative dhe deshmitaret okulare. Nderkohe qe banoret e ketij qyteti kane qene prezent ne momentin e krimit, jane larguar per t'i shpetuar plumbave.