Shkon te lahet ne det, mbytet i mituri
Lac- Temperaturat e larta dhe deshira per t'u lare ne ujerat e Adriatikut ka shenuar dje viktimen e radhes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:00 te dites se djeshme, kur Daniel Marashi, nga fshati Adriatik i Kurbinit, ka shkuar se bashku me shoket e tij per t'u lare ne det. Sapo ka hyre ne nje thellesi prej 40 metrash nga bregu, 16-vjecari eshte hedhur ne det per te notuar, por pa mundur dot. Sipas bashkemoshatareve te cilet kane qene duke u lare me te, Danieli eshte fundosur menjehere, pa mundur as te kerkoje ndihme. Me gjithe perpjekjet e shokeve te tij per ta nxjerre nga deti, kane shpetimi nga vdekja ka qene i pamundur. Nderkohe qe banoret e fshatit Adriatik jane mbledhur prane bregut, duke bere te mundur nxjerrjen e trupit pajete te Daniel Marashit. Pas marrjes se informacionit nga policia per nxjerrjen e nje trupi, menjehere ne vendngjarje ka mberritur nje grup hetimor per te zbuluar rrethanat dhe shkaqet e vdekjes dhe kryer ekspertizen mjeko-ligjore. Sipas policise, shkak i mbytjes se 16-vjecarit mendohet te jete nje atak kardiak, i shkaktuar nga futja e menjehershme ne uje, nderkohe qe temperatura ka qene e larte. Por dyshohet qe edhe thellesia e madhe te jete bere shkak per vdekjen e te miturit. Trupi pas keqyrjes i eshte dhene familjareve per ceremonine mortore.
A.Bushi
A.Bushi