Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon dhunën në Mitrovicë
PRISHTINË - Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward P. Joseph në një deklaratë pak më parë, dënoi sulmin e sotëm në një pikë kontrolli të policisë dhe incidentet e dhunshme të djeshme në Mitrovicë, nga të cilat një person mbeti i vdekur dhe një tjetër u lëndua.
"Kolegët e mi në OSBE dhe unë jemi të shokuar nga sulmi i neveritshëm nga i cili u vra z. Selver Hajredinaj dje në Mitrovicë. Në emër të Misionit të OSBE-së, i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të plagosurve nga bomba vdekjeprurëse”, tha Joseph.
“Çdo incident që prek komunitetet është çështje për t’u brengosur. Unë i dëshiroj z. Vladimir Denovic shërim të shpejtë nga lëndimet e marra në një incident të ndodhur dje në Mitrovicë”, shtoi ai, duke ripohuar apelin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian Samuel Zbogar, që të gjitha komunitetet ta lënë çështjen në duar të policisë".
(er.nu/BalkanWeb)