Greqi, sekuestrohen 886 kg kanabis, kapen 5 shqiptarë
IGUMENICE - Departamenti i Narkotikëve në qarkun e Igumenicës shkatërroi një grup të organizuar, që merrej me kontrabandën dhe trafikimin e drogës në Greqi.
Policia greke arrestoi 6 anëtarë të një bande, nga të cilët 2 shqiptarë, që trafikonin drogë dhe është në kërkim të një shqiptari tjetër. Gjatë operacionit u konfiskua sasia prej rreth 545 kg kanabis.
Të arrestuar janë dy shtetas shqiptarë, të moshës 55 dhe 38 vjeç, dhe 4 persona të tjerë, dy meshkuj dhe dy femra, të moshave 28, 35, 28 dhe 29 vjet, ndërsa në kërkim është një tjetër shqiptar 33 vjeç.
Hetimi filloi dje kur në një zonë të pyllëzuar të Ravenës u identifikua një makinë, ku ndodheshin 50 thasë me kanabis, e cila ishte marrë me qira nga njëri prej të arrestuarve dhe drejtohej nga 35 vjecari. Ky i fundit, kur e kuptoi se po ndiqej nga policia, fshehu makinën me drogë dhe u fut në zonën e pyllëzuar. Ndërkohë 2 shqiptarë, njëri tashmë i arrestuar dhe 33 vjecari që është në kërkim, vinin pas me një tjetër makinë.
Nga hetimet rezultoi se grupi gjatë tre mujorit të fundit, kishin ngritur një organizatë kriminale me rol kryesor importimin e kanabisit në Greqi. Të arrestuarit akuzohen për importim, posedim dhe trafikim të drogës në Greqi.
***
Në një tjetër aksion, në stanin Etolokarnanias, janë arrestuar 2 shqiptarë 24 vjeç dhe 23 vjeç, që transferonin ilegalisht një sasi prej 180 kg hashash si dhe një shtetas bullgar i akuzuar për bashkëpunim. Arrestimi u krye pasi personat në fjalë nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për të ndaluar dhe gjatë ndjekjes automjeti u përplas, duke bërë të mundur kapjen e poseduesve të drogës nga policia.
***
Ndërsa një shqiptar 35 vjec u arrestua në Agrinio, me 161 kg kanabis të fshehur në mjetin e tij.
Lidhje te tjera Greqi, sekuestrohen 886 kg kanabis, Fotot