Misioni i Westerwelle-s ne Libi - Takimi i grupit te kontaktit ne Katar

Ministri i Jashtem Westerwelle sjell ne Katar nje mesazh te qarte
Qellimi i njerezve ne Libi eshte nje Libi e lire e pajtuar pa Gaddafi-n dhe ky eshte edhe synimi yne.
Kur thote qellimi yne ministri i Jashtem gjerman nenkupton qellimin e qeverise federale dhe Bashkimit Evropian. Sigurime te tjera ministri i Jashtem gjerman nuk mund te jape sepse edhe sot vlen ajo qe Westerwelle deklaroi diten e marte me homologet e tij ne Luksemburg
Qeveria federale eshte e gatshme tashme qe te kontribuoje ne lehtesimn e pasojave te luftes per njerezit por ushtria gjermane nuk do te marre pjese ne lufte ne Libi.
Ministri i Jashtem i Katarit dhe gjithe te tjeret qe formuan ne fund te marsit ne Londer Grupin e Kontaktit per Libine dhe kane ardhur ne kete takim kane qendrim tjeter. Ata marrin pjese ushtarakisht ne mision. Vete Katari ka derguar avione per realizimin e zones se ndalim fluturimit. Por sipas ministrit Westerwelle edhe kjo ne fund ndoshta nuk do ta zgjidhe konfliktin e Libise.
Ne nuk do te shohim zgjidhje ushtarake ne Libi me siguri qe jo. Ne kemi nevoje per nje zgjidhje politike. Per kete ne na nevojitet nje dialog dhe dialogu duhet te organizohet ne vend.
Dialogu politik do te jete ne fokus te takimit kete te merkure 13.04. ne Doha. Te pranishem do te jene edhe presidenti i keshillit te perkohshem kombetar te rebeleve libiane Jebrille ish ministri i jashtem i Libise Kussa perfaqesues te Bashkimit Afrikan si dhe disa ministra te jashtem te Bashkimit Evropian. eshtjet qe dominojne ne konferencen e sotme jane a eshte i mundur nje fillim i ri politik ne Libi apo vetem pa Gaddafi-n dhe cfare nevojitet per realizimin e dialogut te brendshem libian
Autor Georg Schwarte / Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi Eliana Xhani