Moisiu Te qenit i perjetshem shenja te drejtimit diktatorial

Per krizen
Kjo eshte nje nga krizat me te zgjatura dhe me te demshme qe kemi kaluar deri tani. Mendoj se politikanet shqiptare i kane lene pas arsyen dhe detyrimet e tyre ndaj zgjedhesve shqiptare por po shikojne vetem interesat e tyre partiake dhe personale. Pergjegjesi kane te dy palet por pergjegjesine me te madhe e ka forca politike qe eshte ne pushtet sepse asaj i takon ne radhe te pare ti jape zgjidhje kesaj situate.
Per mosbesimin
shte per tu habitur qe tek ne ndodh qe edhe per ndeshje futbolli te kerkojme arbitra te huaj. Kjo tregon se mosbesimi ndaj njeri-tjetrit nuk ekziston vetem ne politike. Jo vetem kaq por kjo ndodh sepse politikanet tane jane te sugjestionuar nga ambicia dhe ndjenja e te qenit te perjetshem ne pushtet. Pikerisht kjo mendoj se i shtyn qe te gjejne zgjidhje dhe metoda qe tu sigurojne vazhdimesine me cdo kusht te qenit ne drejtim.
Per hetimin
Gjykoj se nje hetim i sakte dhe i drejte duhet ne radhe te pare te arrije vendosjen e besimit reciprok midis forcave politike ne te njejten kohe duhet te ndihmoje ne nxjerrjen e mangesive dhe gabimeve reale qe kane cuar ne krijimin e situatave qe kemi zgjedhje te lira por jo te ndershme. Pra ndershmeria e tyre mund te provohet duke i hetuar ato deri ne detajet me te vogla.
Per fletet
Mendoj qe Ambasadori Bosh ka qene nje nder ambasadoret me te mire te OSBE-se qe kane punuar ne Shqiperi nje njeri qe i ka dashur realisht te miren vendit tone. Ne qofte se vertet duam te bejme hetim dhe transparence te plote djegia e fleteve te votimit do te ishte nje aventure e rrezikshme dhe nje tregues qe nuk kerkohet realisht transparenca por thjesht bejme nje propagande pa bereqet.
Per integrimin
Te mos harrojme se jemi i vetmi vend ne Evrope qe ende nuk kemi arritur te realizojme zgjedhje sipas parametrave evropiane dhe kjo jo se nuk mundemi apo nuk dime por se nuk duam. Per politikanet tane kryesorja eshte pushteti dhe jo shteti eshte zoterimi i gjithckaje dhe jo zhvillimi i demokracise. Deri sa te kemi ne krye politikane te tille eshte e veshtire qe te ecim perpara si gjithe te tjeret.
Per SHISH
Asnjehere nuk e kam kuptuar dhe nuk e kuptoj kembenguljen e kryeministrit tone qe edhe per institucionet qe vendosen nga instanca te tjera te vendosen ne detyra vetem personat qe i pelqejne atij pavaresisht sesi e kryejne detyren. Kjo po ndodh edhe me insistimin deri ne absurd per ndryshimin ligjit te SHISH-it jo pse nuk mund te kete nevoje per permiresime por asnjehere jo me qellim per presione ose per ndryshim drejtuesish.
Per politiken
E keqja e politikes sone sidomos e kesaj mazhorance qendron ne faktin se ne pranojme de jure faktin e ndarjes se pushteteve por nuk e pranojme ate de fakto. Kjo tregon se ende vuajme nga reminishencat e se kaluares se partise shtet dhe te njeshit. Pra duam demokraci por sipas kuptimit dhe interesit te pushtetit dhe jo sipas standardeve evropiane. Nje situate e tille duhet te na vere seriozisht te gjykojme sesi duhet te ecim me tej.
Per institucionet
Vete nocioni institucione te pavarura presupozon qe ato te veprojne sipas kerkesave ligjore dhe atyre kushtetuese dhe keshtu ndodh ne cdo vend demokratik evropian por jo tek ne. Ne duam ti quajme ato te pavarura por te veprojne si kerkon njeshi ose interesat e forces politike ne pushtet. Mendoj se raporti me keto institucione tregon edhe shkallen e zhvillimit te demokracise.
Ish-Presidenti i Republikes analizon ne nje interviste per gazeten Shekulli krizen politike ne vend dhe perplasjet pozite-opozite
Moisiu Djegia e fleteve nje aventure e rrezikshme
TIRAN- Ish- Presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu analizon situaten politike ne vend duke vleresuar se pergjegjesi per moszgjidhjen e krizes kane te dy palet por pergjegjesine me te madhe e ka forca politike qe eshte ne pushtet sepse asaj i takon ne radhe te pare ti jape zgjidhje kesaj situate.
Ne nje interviste per gazeten Shekulli ish-kreu i larte i shtetit gjykon se nje hetim i sakte dhe i drejte duhet ne radhe te pare te arrije vendosjen e besimit reciprok midis forcave politike ne te njejten kohe duhet te ndihmoje ne nxjerrjen e mangesive dhe gabimeve reale qe kane cuar ne krijimin e situatave qe kemi zgjedhje te lira por jo te ndershme.
Ne qofte se vertet duam te bejme hetim dhe transparence te plote djegia e fleteve te votimit do te ishte nje aventure e rrezikshme dhe nje tregues qe nuk kerkohet realisht transparenca por thjesht bejme nje propagande pa bereqet- shprehet Moisiu. Sipas tij moszgjidhja e situates me vullnetin e paleve ndodh sepse politikanet tane jane te sugjestionuar nga ambicia dhe ndjenja e te qenit te perjetshem ne pushtet.
Pikerisht kjo thekson ai i shtyn palet qe te gjejne zgjidhje dhe metoda qe tu sigurojne vazhdimesine me cdo kusht te qenit ne drejtim. Rrotacionin e pranojme teorikisht ndersa ne praktike jo vetem nuk e duan por as qe duam ta njohin.
Keto jane shenja te drejtimit diktatorial te vendit shenja shume te rrezikshme dhe tronditese qe duhet jo vetem te na alarmojne por edhe te mendojme seriozisht per mbrojtjen e demokracise - nenvizoi ish-Presidenti. Moisiu theksoi se shpreson qe gjerat te mos shkojne ne ekstrem dhe nje hap i tille ne radhe te pare do te ishte deshtim i mazhorances.
Sipas tij pergjegjesia kryesore i takon mazhorances per hapat qe do te hedhe sepse nese ndodh nje gje e tille kjo do te ishte fundi i cdo shprese per nje te ardhme te shpejte evropiane per vendin tone.
Zoti President Shqiperia prej pothuajse 15 muajsh ka mbetur ne mes te nje krize politike qe po pengon nje sere procesesh per te miren e vendit. Ne mendimin tuaj sa e ka demtuar kjo krize dhe veprimet individuale te Rames dhe Berishes vendin tone
Kjo eshte nje nga krizat me te zgjatura dhe me te demshme qe kemi kaluar deri tani. Mendoj se politikanet shqiptare i kane lene pas arsyen dhe detyrimet e tyre ndaj zgjedhesve shqiptare por po shikojne vetem interesat e tyre partiake dhe personale. Nje krize e tille tregon qe politika shqiptare jo vetem se ka ngelur ne vend por ka bere hapa prapa ne kuptimin e zhvillimit te demokracise dhe te evropianizimit te saj.
Realisht mbi ke bie pergjegjesia e kesaj krize
Pergjegjesi kane te dy palet por pergjegjesine me te madhe e ka forca politike qe eshte ne pushtet sepse asaj i takon ne radhe te pare ti jape zgjidhje kesaj situate. Te drejtosh vendin ne radhe te pare do te thote te sigurosh zhvillimin normal dhe politik te tij me qellim qe te gjitha institucionet te punojne normalisht dhe ne menyre kushtetuese per te krijuar nje fryme qetesie dhe mirekuptimi qe shteti si i tille te funksionoje normalisht.
Ne gjykimin tuaj kush eshte ai qe duhet te beje leshimin e radhes per te arritur tek zgjidhja e shumepritur
E theksova se pergjegjesia eshte e perbashket te dy palet duhet te bejne leshime por se pari i takon mazhorances qe eshte ne pushtet.
Te dy forcat politike kane kerkuar shpeshhere ndihmen e faktorit nderkombetar por asnje here ate te institucionit te Presidentit. Perse ndodh kjo gje
Si ish-President une i falenderoj nderkombetaret per ate qe kane bere dhe po bejne per te ndihmuar ne zgjidhjen e problemeve tona te shumta politike. Ne vitet e para te zhvillimeve demokratike ishte me se e justifikueshme te kerkonim ndihme nga nderkombetaret por tani pas 20 viteve e shikoj te udhes qe problemet duhet ti zgjidhim vete me mirekuptim duke bashkepunuar ngushte me Presidentin.
Zvarritja e krizes tregon se forcat politike nuk kane besim tek njera-tjetra. Ajo tregon se politikanet tane demokracise i kane mesuar vetem emrin por jo permbajtjen.
shte per tu habitur qe tek ne ndodh qe edhe per ndeshje futbolli te kerkojme arbitra te huaj. Kjo tregon se mosbesimi ndaj njeri-tjetrit nuk ekziston vetem ne politike. Jo vetem kaq por kjo ndodh sepse politikanet tane jane te sugjestionuar nga ambicia dhe ndjenja e te qenit te perjetshem ne pushtet. Pikerisht kjo mendoj se i shtyn qe te gjejne zgjidhje dhe metoda qe tu sigurojne vazhdimesine me cdo kusht te qenit ne drejtim.
Rrotacionin e pranojme teorikisht ndersa ne praktike jo vetem nuk e duan por as qe duam ta njohin. Keto jane shenja te drejtimit diktatorial te vendit shenja shume te rrezikshme dhe tronditese qe duhet jo vetem te na alarmojne por edhe te mendojme seriozisht per mbrojtjen e demokracise.
Duket sikur Rama dhe Berisha kane arritur nje kompromis por ceshtja ka mbetur vetem tek rruga qe duhet te ndjekin fletet e votimit deri ne Komisionin e Venecias. A do te ishte e udhes qe ne kete pike te nderhyje Presidenti Topi dhe ta dergoje ai ceshtjen e fleteve ne Venecia
Te pranohet nevoja e hetimit dhe te kufizohen mundesite e kryerjes se tij te plote eshte qendrim dhe arsyetim shume kontradiktor. Ne qofte se nga te gjithe hetimi konsiderohet i nevojshem dhe i dobishem per zhvillimin e rregullt dhe te ndershem te proceseve zgjedhore per te ardhmen atehere pse duhet nguruar ne perdorimin e te gjitha mundesive per ta kryer ate sa me te plote dhe te sakte.
Pra ngurrimi deri ne pakuptimesi per hapjen e kutive nuk eshte i shpjegueshem me asnje lloj arsyetimi. Nuk kuptohet kakofonia e krijuar ne zberthimin e termit Materialet zgjedhore nga i cili ne menyre krejt artificiale perjashtohen fletet e votimit Natyrshem del pyetja atehere cfare jane fletet e votimit ne se nuk konsiderohen material zgjedhor
Gjykoj se nje hetim i sakte dhe i drejte duhet ne radhe te pare te arrije vendosjen e besimit reciprok midis forcave politike ne te njejten kohe duhet te ndihmoje ne nxjerrjen e mangesive dhe gabimeve reale qe kane cuar ne krijimin e situatave qe kemi zgjedhje te lira por jo te ndershme.
Pra ndershmeria e tyre mund te provohet duke i hetuar ato deri ne detajet me te vogla. Vetem duke i hetuar zgjedhjet me rigorozitet per te nxjerre gabimet e bera do te mesohemi qe ne te ardhmen te bejme zgjedhje realisht te ndershme qe komisioneret tane te bejne detyrat e tyre ligjore dhe jo partiake. Ka ardhur koha qe te behet e pamundura per ta zgjidhur kete ngerc i cili me shume duket artificial sesa i logjikshem.
Nese ju do te ishit ende Presidenti i Shqiperise cilat do te ishin hapat qe do te ndermerrnit per te zgjidhur kete krize
Kjo eshte nje pyetje mjaft hipotetike. Asnjehere nuk kemi perseritje identike te situatave. do situate e krijuar ka vecorite e saj qe per secilen prej tyre mund te kete disa zgjidhje ose menyra reagimi.
Sikurse e kam thene qe ne fillim asnjehere nuk do te preferoja per arsye etike te jap keshilla ose mendime per pasardhesin tim. Gjithmone kam deshire te jem ne mbeshtetje te presidenteve duke e quajtur ate post jo thjesht dekorativ por si nje funksion qe duhet te vleresohet me shume nga politikanet tane. Besoj se ky do te ishte nje sinjal serioz dhe shpresedhenes se ne po kuptojme cfare eshte shteti dhe si duhet qe ai te funksionoje.
Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone z. Robert Bosh keshilloi politiken shqiptare qe ne asnje menyre fletet e votimit nuk duhen djegur pa u kryer me pare transparenca. Cili eshte mendimi juaj per kete ceshtje
Me qe me pyetet per te ne fillim deshiroj te them se mendoj qe Ambasadori Bosh ka qene nje nder ambasadoret me te mire te OSBE-se qe kane punuar ne Shqiperi nje njeri qe i ka dashur realisht te miren vendit tone.
Ne qofte se vertet duam te bejme hetim dhe transparence te plote djegia e fleteve te votimit do te ishte nje aventure e rrezikshme dhe nje tregues qe nuk kerkohet realisht transparenca por thjesht bejme nje propagande pa bereqet.
Partia Socialiste ka paralajmeruar se nuk do te marre pjese ne reformen zgjedhore pa u bere me pare transparenca e kutive te zgjedhjeve te kaluara. Si e gjykoni ju kete vendim dhe sa kosto do te kete kjo per vendin tone
Une shpresoj qe gjerat te mos shkojne ne ekstrem dhe nje hap i tille ne radhe te pare do te ishte deshtim i mazhorances. Pergjegjesia kryesore i takon asaj per hapat qe do te hedhe sepse nese ndodh nje gje e tille kjo do te ishte fundi i cdo shprese per nje te ardhme te shpejte evropiane per vendin tone.
A e ndihmon transparenca e zgjedhjeve te kaluara permiresimin e Kodit Elektoral
Transparenca eshte me se e nevojshme jo thjesht per te permiresuar Kodin por ne radhe te pare te vendoset besueshmeria e qytetareve shqiptare tek zgjedhjet se vota e tyre do te shkoje atje per ku ata e kane dhene. Ky eshte thelbi i nje demokracie te vertete. Nuk jam kunder permiresimeve por e keqja tek ne nuk eshte as tek Kodi dhe as tek ligjet te cilat pergjithesisht jane te mira.
Mangesia kryesore qendron tek zbatimi korrekt i tyre. Te mos harrojme se jemi i vetmi vend ne Evrope qe ende nuk kemi arritur te realizojme zgjedhje sipas parametrave evropiane dhe kjo jo se nuk mundemi apo nuk dime por se nuk duam.
Per politikanet tane kryesorja eshte pushteti dhe jo shteti eshte zoterimi i gjithckaje dhe jo zhvillimi i demokracise. Deri sa te kemi ne krye politikane te tille eshte e veshtire qe te ecim perpara si gjithe te tjeret. Pra eshte e rendesishme qe te gjejme rruget si ta forcojme shtetin si te arrijme te kemi nje ndarje reale dhe konstruktive te pushteteve dhe si te arrijme qe secili te beje detyren e tij kushtetuese.
Ndryshimet e mazhorances ne ligjin e SHISH po vendosin Shqiperine ne nje konflikt te hapur me NATO-n. fare do te thote kjo per Shqiperine dhe sa serioze eshte NATO ne kercenimet e saj
Ne kerkojme te behemi pjese e institucioneve evropiane dhe euroatlantike por harrojme se me keto arritje vullnetarisht ne e kemi dorezuar nje pjese te sovranitetit tone. Rrjedhimisht kerkesat e ketyre organeve ne te cilat jemi inkuadruar me deshire dhe perpjekje te medha jo vetem duhen vleresuar por as qe duhen diskutuar ndryshe pjesemarrja ne to nuk ka asnje kuptim.
Dihet qe pjesemarrja ne to nuk te jep vetem te drejta por edhe detyrime dhe nje nga keto eshte bindja ndaj kerkesave qe vine nga organet e tyre drejtuese. Asnjehere nuk e kam kuptuar dhe nuk e kuptoj kembenguljen e kryeministrit tone qe edhe per institucionet qe vendosen nga instanca te tjera te vendosen ne detyra vetem personat qe i pelqejne atij pavaresisht sesi e kryejne detyren.
Kjo po ndodh edhe me insistimin deri ne absurd per ndryshimin e ligjit te SHISH-it jo pse nuk mund te kete nevoje per permiresime por asnjehere jo me qellim per presione ose per ndryshim drejtuesish. Me NATO-n nuk mund te luhet dhe sduhen bere eksperimente sepse ajo dere eshte e ngushte per te hyre por nuk besoj se eshte aq e ngushte per te dale.
Shpesh here mazhoranca ka sulmuar Presidentin Topi per ceshtjen e Gjykates Kushtetuese apo edhe per ligjet qe ai ka kthyer pas. Pak e shume te njejtat sulme jane vene re nga ana e mazhorances edhe kur ju ishit President. Perse ndodh kjo gje
Per kete ceshtje une kam folur shume dhe kam dhene mendime te zberthyera e te argumentuara ne librin tim te trete Midis Nanos dhe Berishes.
Por meqe me pyesni po ju pergjigjem se e keqja e politikes sone sidomos e kesaj mazhorance qendron ne faktin se ne pranojme de jure faktin e ndarjes se pushteteve por nuk e pranojme ate de fakto. Kjo tregon se ende vuajme nga reminishencat e se kaluares se partise shtet dhe te njeshit.
Pra duam demokraci por sipas kuptimit dhe interesit te pushtetit dhe jo sipas standardeve evropiane. Mendoj se nje situate e tille duhet te na vere seriozisht te gjykojme sesi duhet te ecim me tej. Pra ka ardhur koha te mendojme seriozisht per fatet e demokracise dhe te zhvillimit.
Besoj se nje nga ndryshimet kryesore qe kerkohen per te ecur ndryshe duhet te jete qe Presidenti te zgjedhjet direkt nga populli dhe jo si rezultat i deshires se politikes. Duhet thene se nga gjithe ish- lindja vetem ne Shqiperi presidentin e zgjedh parlamenti ne te gjitha vendet e tjera ai zgjidhet direkt nga populli.
Kjo mazhorance ashtu si ne kohen tuaj ka nje qendrim teper agresiv ndaj institucioneve te pavarura. Sa ndikon kjo gje ne punen e tyre
Vete nocioni institucione te pavarura presupozon qe ato te veprojne sipas kerkesave ligjore dhe atyre kushtetuese dhe keshtu ndodh ne cdo vend demokratik evropian por jo tek ne. Ne duam ti quajme ato te pavarura por te veprojne si kerkon njeshi ose interesat e forces politike ne pushtet.
Mendoj se raporti me keto institucione tregon edhe shkallen e zhvillimit te demokracise. Ka shume rendesi qe ne krye te ketyre institucioneve te zgjidhen njerez te cilet duhet te jene te vendosur te japin me shume kontributin e tyre per popullin dhe jo te shohin interesat e tyre personale.
Nje institucion nuk mund te quhet i pavarur nese ai merr udhezime ose porosi nga politika. Detyra e tyre eshte qe ata te veprojne vetem dhe vetem sipas kerkesave te Kushtetutes dhe te ligjit. Keto qendrime e kane demtuar shume ndertimin e shtetit shqiptar.
Ketu do te vleresoja punen e Gjykates Kushtetuese e cila deri tani per te gjitha ceshtjet ka gjykuar dhe vendosur vetem sipas kerkesave kushtetuese dhe te ligjeve e jo sipas porosive apo deshirave te politikes.
Po mbushim njeqind vjet qe jemi te pavarur por nuk mund te themi se ende e kemi arritur nivelin e duhur te funksionimit te shtetit. Kjo eshte nje pergjegjesi e rende e politikaneve shqiptare dhe e askujt tjeter.