E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Graniti 2 sekuestron 120 000 euro

TIRAN - Operacionit i koduar Graniti 2 ka vijuar arrestimet duke prangosur dhe 5 vete te tjere duke e cuar ne 11 numrin e te arrestuarve per falsifikim te parave.


Specialistet e Sektorit Kunder Krimit Fianciar dhe Policia e Tiranes ka bere te mundur arrestimin ne flagrance Arben Shefqet Plloci 32 vjec lindur ne Bulqize dhe banues ne Tirane Pal Mhill Ulaj 48vjec lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane Altin Mersin Neziri 33 vjec lindur dhe banues ne Kruje Fredi Petrit Barjamaj 34 vjec lindur ne Fier dhe banues ne Tirane Isuf Ibrahim Rama 53 vjec lindur dhe banues ne Kruje.


Arrestimi i tyre u be ne kuader te dy procedimeve penale pas nje hetimi 16-mujor me metoda speciale te hetimit nga ky sektor ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane. Shumica e eurove te sekuestruara jane me numer te njejte serie dhe vetem nje sasi e vogel jane hedhur me pare ne treg per ta testuar tregun.


Numri i personave te arrestuar nga operacionet Graniti 1 dhe Graniti 2 arrin ne 25 shtetas te arrestuar si dhe vlera e parave falso ne total arrin ne 120 000 euro. Personave te arrestuar ne cilesine e proves materiale iu sekuestruan fotokopje te prerjeve kartemonedha banknote ne forme ceku me vlere 40 000 000 dollare si dhe dy ceqeve transfertash ne vlere 200 000 euro.


Specialistet e Sektorit Kunder Krimit Financiar po vazhdojne Operacionin e koduar GRANITI 2 per te bere te mundur gjetjen e prerjeve origjinale te ketyre kartemonedhave si dhe per identifikimin dhe kapjen e personave te tjere te dyshuar dhe te perfshire ne kete veprimtari kriminale. Materialet hetimore per keta shtetas te parashikuara nga Neni 183/2 i Kodit Penal i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprime te metejshme.


Sipas policise dyshohet se baza e falsifikimit ndodhet ne Maqedoni dhe jo ne Shqiperi por kjo mbetet per tu zbuluar. Prokuroria ka ngritur ndaj te arrestuarve dyshimet e kryerjes se vepres penale te falsifikimit te monedhave ne bashkepunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›