E Diel, 1 Nëntor 2026

“Misioni më fisnik të shkrihet ky parlament”- Shpërthen pedagogu Aleksandër Biberaj: Deputetë pa dinjitet, janë bërë miliarderë duke vjedhur! Rama, njeriu më anti-dialog, rrugaç e vagabond

Pedagogu Aleksandër Biberaj, i cili është në mbështetje të protestave studentore ka deklaroi se “do ishte mision fisnik që ky parlament të shkrihej”.

Nga protesta, ai hodhi akuza ndaj deputetëve aktuale, duke thënë se janë njerëz pa dinjitet e karakter dhe se janë bërë të pasur duke vjedhur pasuritë e shqiptarëve.

“Këta janë deputet ka dinjitet dhe karakter, janë bërë miliarderë duke vjedhur pronat e shqiptarëve. Nuk ka mision më fisnik sesa të shkrihet ky parlament, i bëj thirrje presidentit, nuk kam pikë besimi që të shkrijë këtë parlament”, tha për mediat Biberaj.

I pyetur nëse janë të hapur për dialog me Ramën, ai u shpreh i prerë jo, duke theksuar se “Edi Rama është personi më anti-dialog”.

“Ai është mashtruesi më i madh në planet për cështje dialogu. Është njëri më anti dialog, nuk pranon asnjë mendim ndryshe. Ne do të rrimë në rrugë derisa të realizohet kauza e të rinjve. Rinia do ta ndryshojë këtë vend. Nuk mund të bëj unë dialog me një rrugaç, me një vagabond që drogohet gjithë natën”, tha ndër të tjera Biberaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›