Misioni ne Afganistan Imami Do shtojme prezencen

Shqipëria do të shtojë prezencën e saj ushtarake me të tjerë trupa në Afganistan. Kjo u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në ministerialin e ministrave të mbrojtjes të zhvilluar në Bruksel. Kontigjentit të paqëruajtësve shqiptarë, të angazhuar në misionet e paqes në Afganistan, do t’i shtohen në muajin korrik edhe 20 ushtarakë të tjerë, të cilët do të jenë të angazhuar me trajnimin dhe monitorimin e ushtrisë afgane.
”Së pari, operacioni në Libi, ku mbetemi të angazhuar. Shqipëria mbështet angazhimin e NATO-s në Libi, duke ofruar kapacitetet portuale apo aeroportuale. Pati diskutim të gjerë mbi impostimin e mbrojtjes që përfshin problemet nukleare, mbrojtjen raketore dhe atë kibernetike”-tha Imami.
Në ministerialin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s, u diskutua edhe për operacionet në Libi. Operacioni në këtë vend, mori një mandat të dytë edhe për 90 ditë, ku OKB do të ketë rolin kryesor. NATO nuk do të ketë trupat e saj në terren, por do të kontribuojë në rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në Libi. Në takim është miratuar politika e re e NATO-s për mbrojtjen nga krimi kibernetik.
Denada Shkodrani