Zgjidhni ngercin Lidington Opozita ne parlament

Moskapërcimi i ngërçit politik e bëjnë më të vështirë procesin e integrimit europian. Në kërkim të vendosjes së dialogut mes palëve politike në Shqipëri, Ministri për Europën i Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington thotë se ka hapësirë për debate, argumente dhe diferenca por të gjitha këto të bëhen në një kornizë politike, me mirëkuptim të përbashkët mes palëve.
“Detajet lidhur me procesin zgjedhor janë një çështje që u takon vetë shqiptarëve, institucioneve dhe gjykatave të tyre. Në këtë drejtim, udhërrëfyes për ne do të jetë raporti i ODIHR-it dhe vlerësimi i tyre për ndershmërinë e procesit zgjedhor. Mendoj se më e rëndësishme se rezultati i këtij procesi është që partitë politike në Shqipëri të gjejnë mënyrën që të veprojnë siç vepron një qeveri dhe një opozitë kushtetuese, në një vend demokratik në Europë”-tha Lidington.
Ministri Lidington kërkoi që Parlamenti të funskionojë brenda rregullave ndërkohë që opozita ta sfidojë qeverinë në Parlament dhe jo në rrugë.
“Dua të vë në dukje se pas shpalljes së rezultatit, rëndësi ka që qeveria shqiptare të pranojë se ka një hapësirë legjitime për opozitën që t`i kërkojë llogari qeverisë nëpërmjet institucioneve parlamentare; ndërsa opozita shqiptare të pranojë përgjegjësinë e saj për të sfiduar qeverinë, veçse në parlament dhe jo në rrugë”-u shpreh ai.
Anëtari i kabinetit qeveritar britanik, Lidington thekson që partitë të mos rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE, i cili kërkohet nga mbi 90% e shqiptarëve.
Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e premte , 10 qershor 2011 )