E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompleksi i ri parlamentar Kushtetuesja rrezon kerkesen e bashkise

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën paraprake të bashkisë së Tiranës për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. Palët e interesuara, Bashkia e Tiranës, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave paraqitën provat lidhur me ligjshmërine per ngritjen e godinës së re tek Piramida.

Përfaqesuesja e ligjore e bashkisë Natasha Kondi tha se shembja cënon parimin e decentralizimit , pavaresinë e pushtetit vendor si dhe ka kosto të larta financiare, ndërsa përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave, Marsida Xhaferrlari hodhi poshtë pretendimet e Bashkisë duke i vleresuar ato si të pabaza.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së bashkisë për mungesë provash, ndërsa vendosi nisjen e gjykimit të themel të kërkesës së saj. Bashkia e Tiranës kërkon shfuqizimin dhe e quan si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin nr. 66. datë 21.10. 2010 për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar të Shqipërisë, aty ku sot gjendet Piramida.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›