Misioni për Kohën

Gjenerata e re e fëmijëve spiunë kthehet me një aventurë si asnjë tjetër. Një ish agjente, tashmë familjare e qetë dhe e lumtur i rikthehet detyrës për të ndalur planin djallëzor të një njeriu shpirtkeq.
Por, misionit të saj të rrezikshëm do t’i bashkohen edhe dy fëmijët e birësuar dhe qeni i talentuar që flet.
Në një garë kundër kohës dhe me rrezikun në maksimum, ata përpiqen të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë të jetë e mundur.
Kjo është në pika të shkurtra pjesa e katër e filmit “Spy Kids”, që edhe kësaj radhe është punuar me regji dhe skenar të Robert Rodriguez. Me efekte vizuale, me një tregim interesant dhe me një dominim të humorit në të që vjen nga fëmijët, pjesa “All the Time in the World” më shumë thuhet nga kritikët që është film televiziv sesa ndonjë film që bëhet për kinema kohëve të fundit.
Alba – që duket interesante me veshjen e saj të maces super spiunazh dhe disa skenave familjare është pak jo edh aq komfort, përderisa ajo në film luan Marissan, që është tezja origjinale e fëmijëve spiunë, Carmen dhe Juni Cortez, që tashmë janë adoleshentë. Duke kërkuar që të pensionohen nga lojërat e spiunazhit (ajo ishte shtatzënë kur filmi fillon), Marissa bashkon forcat për të ndaluar një dijetar të rrezikshëm që po e shpejton kohën për fundin e botës. Gjenerata e re e agjentëve të rinj do t’i ndihmojë në këtë rast.
Në fakt edhe mesazhi i filmit “ “All the Time in the World” (E tërë koha në botë) llogaritet të jetë në shpejtësi përderisa me kohën po manipulon një keqbërës.
“Spy Kids: All the Time in the World in 4D” është një film për fëmijë, por është e nevojshme edhe përcjellja e tij me prindër. Ai do të mund të shikohet për shtatë ditë me radhë në DigiGold, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.
----
SPY KIDS
All the Time in the World in 4D
Skenari dhe regjia: Robert Rodriguez; drejtor i fotografisë: Rodriguez dhe Jimmy Lindsey; montazha: Dan Zimmerman; Muzika: Rodriguez dhe Carl Thiel; kostumet: Nina Proctor; producentë: Rodriguez dhe Elizabeth Avellán; Distributor: Dimension Films. Kohëzgjatja: 1 orë e 35 minuta.
Aktorë: Jessica Alba (Marissa Cortez Wilson), Joel McHale (Wilbur Wilson), Alexa Vega (Carmen Cortez), Daryl Sabara (Juni Cortez), Rowan Blanchard (Rebecca Wilson), Mason Cook (Cecil Wilson), Ricky Gervais (Zëri i Argonaut), Jeremy Piven (Kohëmatësi), Danny Trejo (Uncle Machete), Ricky Gervais (Zëri i Argonaut) dhe Belle dhe Genny Solorzano (Bebeja spiun).