E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandnes e Salzburg arrijnë marrëveshje për Bytyqin

Talenti kosovar Zymer Bytyqi shumë shpejt pritet të bëhet lojtar i ekipit austriak Red Bull Salzburg. Skuadra e tij, Sandnes ka arritur marrëveshje me Salzburgun për transferimin e 15 vjeçarit në Austri, derisa nuk kanë bërë të ditur shumën e transferit.

Këtë marrëveshje e ka konfirmuar edhe klubi norvegjez nëpërmjet ueb faqes zyrtare të saj. Ndërkohë menaxheri i kosovarit, Jim Solbakken ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim edhe klienti i tij pritet të arrijë marrëveshje me klubin austriak, i cili i ka ofruar kushte të mira.

“Në dy javët e ardhshme do të mundohemi të bëjmë një marrëveshje të mirë për Bytyqin dhe familjen e tij”, ka thënë Solbakken. Bytyqi te Salzburgu do ta takojë bashkëkombësin Valon Berisha, i cili muajin e kaluar ishte transferuar nga klubi norvegjez Viking.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›