E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot numerimi i votimit per anetaret e Asamblese Kombetare te PS-se

Nis sot procesi i numërimit të votave që 1500 delegatët e Kongresit të PS-së hodhën të shtunën gjatë procesit të votimit për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Delegatët nga i gjithë vendi votuan një listë me 186 kandidatë, për të zgjedhur 121 prej tyre, ku 80 do të jenë burra dhe 41 gra. Në këtë mënyrë PS përmbush kuotën e 30% të përfaqësimt të grave, si parashikohet në statutin e socialistëve.

Në listën e anëtarëve të Asamblesë bien në sy emra të njohur nga shoqëria civile, por dhe figura të spikatura të socialistëve, të larguar pas vitit 2005.

Asambleja e re Kombëtare do të ketë 250 anëtarë, por një kategori e tyre, si deputetë, kryetarët e degëve në rrethe, etj, hyjnë automatikisht.
Në ditët në vijim Asambleja pritet të zgjedhë kryesinë e re të PS-së dhe sekretariatin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›