E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Miss Globe” në detin e Sarandës

Mbi 100 jahte nga Korfuzi do të rrethojnë skenën mbi det

Një spektakël të paparë paralajmëron sivjet për edicionin e 37 të “Miss Globe International”, producenti Petri Bozo. Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij mirëpresin çdo ditë konfirmimet e drejtorëve nacionalë nga të gjitha vendet e botës për pjesëmarrjen këtë vit në konkurs, Bozo ka nisur udhëtimet nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku do të drejtohet turi i vajzave e mbi të gjitha në qytetin bregdetar të Sarandës ku do të zhvendoset sivjet skena e spektaklit, i treti për nga rëndësia në botë. Si organizator për të shtatën herë, por edhe si mbajtës i patentës edhe për pesë vite të tjera, Petri Bozo sivjet ka menduar diçka vërtetë të veçantë. Data e spektaklit është vendosur tashmë, më 25 shtator, dhe jo rastësisht. Kësaj here gjithçka do të dalë nga kufijtë tradicionalë të një konkursi ndërkombëtar. Përballë hotel “Grand” në Sarandë është menduar ngritja e skenës, e cila do të hyjë deri në det. Aty janë menduar detajet e pasarelës mbi të cilën do të parakalojnë vajzat dhe pjesa ku do të organizohet spektakli. Dhe jo vetëm kaq. është vendosur tashmë dhe janë kryer të gjitha marrëveshjet e nevojshme që atë darkë mbi 100 jahte të ardhura nga Korfuzi të rrethojnë skenën, jo vetëm për të shijuar spektaklin, por edhe për t’i dhënë një tjetër shije, krejt të pazakontë . Nga data 12 deri më 14 shtator pritet mbërritja në Shqipëri e të gjitha konkurenteve. Më 15 shtator vajzat do të nisen drejt jugut për të shkelur pëllëmbë më pëllëmbë bregun dhe plazhet e m-rekullueshme të tij deri në Sarandë. Përfaqësuesja shqiptare në këtë konkurs do të jetë vajza që u kurorëzua “Mis Shqip-ëria 2010, Ne-vina Shtylla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›