Modelët, poza erotike në topless për reklamën e xhinseve
Joni Peçi realizon katalogun “I love JP Jeans” në plazhin e Dhërmiut
Duket sikur e zhveshin njëri-tjetrin me sy. E nisin në fillim si lojë me shikime dhe përfundojnë shumë shpejt në krah të njëri-tjetrit. Gjithçka ndodh në plazhin e Dhërmiut, ku aventurat me xhinse të lagura pas trupit ndërsa janë shtrirë në breg të detit ngacmojnë imagjinatën e çdokujt. Duke mos iu shmangur idesë atraktive që të pozojnë para aparatit në pozicione erotike dhe gjysmë të zhveshur modelët Alessio Alia dhe Vita Goge kanë thyer çdo tabu në një plazh të mbipopulluar. Duke zgjedhur kulmin e verës ata kanë realizuar këtë set të nxehtë fotografish që do të gjenden në katalogun “I love JP Jeans”, ide që realizohet për herë të parë nga një stilist shqiptar. Modeli i njohur Alessio Alia, ka ardhur nga Australia posaçërisht për të realizuar këto foto, ofertë që i është dukur shumë interesante. Për Joni Peçin nuk mund të kishte trup më ideal, krejtësisht mashkullor sesa ai i Alessios për të reklamuar xhinset e dizenjuara nga vetë ai. Në krah të tij ai vendosi modelen e re Vita Goge, duke reklamuar tendencën e re të xhinseve për femra, që ruajnë stilin e njohur me shtrat të shkurtër, dhe me gjatësi fiks në kyçin e këmbës që të mund të lejojë dukjen “bukur” të këpucës në këmbë. Fotot e realizuara nga fotografi i JPFG studio, Ardit Duraku kanë sjellë një thyerje të mentalitet që ekziston për xhinse në ngjyrë vetëm blu, pasi ato janë edhe të bardha, jeshile, të zeza apo çiklamin. Dy modelët shtatlartë kanë qëndruar së bashku për disa ditë në plazhin e Dhërmiut, dhe kanë realizuar fotot në bregdet. Kanë menduar të vendosen në një pozicion të plazhit me sa më pak njerëz, por gjithsesi nuk u kanë shpëtuar syve kuriozë të pushuesve, kryesisht nga Tirana që merrnin rreze në Dhërmi. Fotot janë realizuar në pozicione të ndryshme, ku bien shumë mirë linjat perfekte të modelëve pasi kishin marrë rreze. Ata kanë pranuar pa problem të realizojnë këto foto me klas, duke shkëmbyer intimitet, edhe për faktin se mes tyre ka lindur diçka më shumë, ndoshta një lidhje në fillimet e saj. Ndaj Joni Peçit, i cili ka kuruar çdo pozicion fotografik të çiftit, nuk e ka pasur të vështirë t’i fusë në rol ata, pasi ideja që duhet të japë ky katalog është një çift të dashuruar, që pavarësisht tundimit pranë njëri-tjetrit, mund të zhveshin gjithçka nga trupi, por jo xhinset. Gjatë këtyre ditëve që ata kanë punuar për realizimin e fotove janë parë gjithmonë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit, në lokale apo edhe pishina. Gjithashtu nuk e kanë fshehur intimitetin, në festën përmbyllëse të realizimit të këtij katalogu, që u organizua në ambientet Lollipop në Dhërmi. Arben Tenolli, menaxher pranë Lollipop ka përgatitur një darkë festive për shumë personazhe VIP që ishin të pranishëm.
Me qëllim Joni Peçi organizoi një festë e tillë për të mbledhur bashkë sërish personazhe të njohur pas “Tirana Fashion Week”, ku modelët sfiluan me xhinset tendencë, që tashmë gjenden në këtë katalog. Modeli simpatik nga Tropoja, ka marrë pjesë në disa sfilata në Tiranë të Joni Peçit, ndërsa për modelen nga Durrësi Vita Goge, kjo është hera e parë që bëhet imazh i JPFG, pasi u shpall shoqëruesja e parë e “Miss Univers Albania 2010”, disa javë më parë.