E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss Shqipëria 2012, garën e fiton Kleoniki Delijorgji

Kleoniki Delijorgji është shpallur "Miss Shqipëria 2012". Ajo tashmë nuk është e njohur vetëm se mban kurorën e mbretëreshës së bukurisë për Shqipërinë, por edhe se është vajza e Mihal Delijorgjit. Spektakli madhështor i këtij konkursi të bukurisë është mbajtur në Kalanë e Bashktovës, ku nata është ndezuar nga fishekzjarret e shumtë dhe kalaja e përgjumur është zgjuar nga qindra spektatorë dhe të ftuar.
 

Pas disa sfilatave të vajzave konkurente, përgjedhjes së dhjetë më të mirave dhe një votimi të menduar nga juria e këtij viti, fituese e këtij edicioni të 14-të të spektaklit të bukurisë është shpallur 16 vjeçarja Kleoniki Delijorgji.
 

Pjesën më të madhe të jetës Kleoniki e ka kaluar në Greqi me të ëmën, ajo është vendosur prej disa mujash në Tiranë, ndërkohë që ky kthim duket se ka qenë i mbarë duke i hapur shumë mundësi pas fitorjes së kurorës si më e bukura e trevave shqiptare.
Kleoniki do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar "Miss Globe". Ndërkaq shoqëruesja e parë e Miss-it është shpallur Elidiona Rusi nga Korça dhe shoqëruese e dytë Anida Curri nga Durrësi.
 

Përvec sfilateve, konkureset dhe spektatorët kanë shijuar edhe interpretimin me muzikë të këngëve nga Aurela Gace dhe Era Rusi. Emocione të forta dha edhe duet i Armando Likës dhe Ori Jakaj në interpretimin "Vivo per lei". Këngëtar të tjerë të ftuar special ishin pjesë e evenimentit. Po ashtu përvec spektaklit, kjo mbrëmje ishte një përkujtim i vencatë me këngë kushtuar Çamërisë në kuadër të javës came.
 

Përveç trofeut të fitueses, u ndanë edhe cmime si “Miss Buzëqeshja”, “Miss Inteligjenca”, “Miss Bikini”, “Miss Eleganca”, “Miss Kinemaja”,”Miss Interneti”, “Miss Miqësia”,” Miss Turizmi” dhe “Miss Press”.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›