E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e Monumenteve në Berat, 25% e banesave s`figurojnë në hipotekë

Përshpejtimi i proçesit të regjistrimit të Monumenteve të Kulturës në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, investimet për restaurimin e çative të banesave muze si dhe organizimi i plan biznesve, këto kane qënë disa nga pikat e diskutimeve të një takimi që Shoqata e Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës po zhvillon në qytetin e Beratit.

Nëpërmjet projektit Revato, një financim i Bashkimit Europian kjo shoqatë synon “rrjetëzimin në qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit si pjesë e UNESKOS dhe zgjedhjen e mospajtimeve penguese”. Në qytetin e Beratit rezultojnë 400 monumente kulture nga të cilat vetëm 50 % e tyre janë të regjistruara në hipotekë, ndërkohë që problem ka në të gjitha lagjet me rënimin e banesave, çatitë dhe muret e tyre.
 

Takimi dy ditor që Shoqata e Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës po zhvillon në qytetin e Beratit synon realizimin e disa prej objektivave që janë: përshpejtimi i proçesit të regjistrimit të objekteve muzeale, nisja nga puna e restaurimit të çative, pasi lagjet muzeale janë në ansambël dhe imazhi është shume i rëndësishëm si dhe organizimi i plan bizneseve.
 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›