E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Miss Shqipëria 2023 nisi këtë fundjavë turin e saj, vijon prej 24 vitesh eventi i bukurisë shqiptare

Miss Shqipëria 2023 ,nisi këtë fund javë zyrtarisht turin e saj në kuadrin e promovimit të vlerave historike ,kulturore e turistike të Shqipërisë ,traditë kjo e ndjekur prej 24 vjetësh nga eventi më i jetëgjatë e më i madh i bukurisë shqiptare.

Ditët në vijim turi vijoi në qytetin e Shkodrës ku vajzat vizituan kalanë e Rozafës ,pedonalen e mrekullueshme të Shkodrës dhe muzeun Marubi si dhe vizitat në lokacionet e plazheve Velipojë e Rjoll shoqëruar gjithmonë nga mikpritja bujare e strukturave turistike të zonave e me aktivitete sportive e kulturore.

Turi do të vazhdojë më tej në zonat e jugut për t’iu rikthyer Shqipërisë mesme e në etapën e fundit Tiranës ku do të realizohet dhe finalja e madhe më 8 korrik.

Gazetare Bjolanda Cuku

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›