E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Miss Shqipëria 2023”, përmbyllet seti fotografik 3 ditor i 25 vajzave finaliste

Pas përfundimit të audicioneve dhe përzgjedhjes së 25 vajzave finaliste të Miss Shqipëria 2023, produksioni i eventit më të madh të bukurisë shqiptare përmbyll këtë të dielë, setin fotografik me vajzat e përzgjedhura të edicionit të këtij viti.

Seti fotografik, i cili këtë vit i është besuar fotografit Artemis Hajdini, ka për qëllim që secila vajzë të ketë foton e saj zyrtare, me të cilën do të votohen në websiten zyrtar të Miss Shqipëria, përmes të cilit do të shpallet edhe çmimi i Publikut në natën finale.

Si kuratore e imazhit të Miss Shqipërisë prej shumë vitesh, Mirela Baçi vlerëson tiparin e origjinalitetit, që kanë imazhet e vajzave të këtij edicioni jubilar.

Pas përfundimit të setit 3 ditor, vajzat po përgatiten për turin e Miss Shqipërisë, i cili do të mbahet në të gjitha monumentet kulturore nga Veriu në Jug, për t’u kthyer në Shqipërinë e Mesme, një rrugëtim nostalgjik në të gjitha vendet në të cilat Miss Shqipëria ka zhvilluar turin e saj këto 25 vite.

Gazetare: Ornela Ceka

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›