E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkëbisedim në Akademine e Arteve, studentët takohen me artistët e njohur Milot dhe Ruowang

Dy artistë të njohur shqiptaro-italiani, Alfred Mirashi i njohur me emrin e artit Milot dhe skulptori kinez Liu Ruang zhvilluan një takim me pedagogë e studentë të Akademisë së Artëve.

Në fokus ishte tema ‘Skulptura Publike‘.  Pedagogët Vladimir Llakaj dhe Artan Peqini i vlerësuan artistët e pranishëm të cilët janë fitues të konkursi ndërkombëtar të organizuar nga Ministria e Kulturës “Art në hapësirat publike”. 

Vepra e artistit të mirënjohur kinizes Ruang  “Ujqerit po Vijnë”,  i cili ka ekspozuar në shumë qytete të Europës do të vendoset në Malësinë e Madhe.

Ai u shpreh në një intervistë për RTSH se dëshira dhe interesi për artin i ka nisur që prej moshës 7-8 vjeçare, në vitet ’70, një kohë kur Kina kishte vështirësi të mëdha ekonomike.

“Ndihem mirë që një nga veprat e mia do të vendoset në Shqipëri“, u shpreh Ruang.

Alfred Mirashi Milot i cili është fitues i konkursit ndërkombëtar me projektin “Çelesi i së sotmes” sapo ka inaguruar në sheshin 700 vjeçar “Piaca Merkato” në Napoli skulpturën e tij  gjigande . Ai u shpreh se në kushtet e diktaturës në Shqipëri nuk iu mundësua të ndiqte studimet universitare të cilat i ka vazhduar pas emigrimit të bëra në Brera të Italisë dhe Londër duke u bërë një nga emrat më të njohur të botës së artit.

Gazetar: Tom Therçaj

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›