Panairi “Gratë sipërmarrëse dibrane”, promovimi i produkteve vendase, fermerët kërkojnë më shumë mbështetje

Është mbajtur në qytetin e Peshkopisë panairi “Gratë sipërmarrëse dibrane” ku 25 gra treguan aftësitë sipërmarrëse dhe si të rrisin e zhvillojnë biznesin e tyre.
Në shumë raste suksesi është mbështetur në forcën e vetë grave dhe mbështetjen që ka treguar familja, por nuk ka munguar mbështetja nga organizatat e ndryshme jo-qeveritare apo përmes granteve nga skemat mbështetëse të qeverisë.
Megjithatë, ata kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje nga shteti kryesisht në sektorin e artizanatit i cili vitet e fundit është drejt zhdukjes.
Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu tha se institucioni që ai drejton do të inkurajojë dhe mbështesë vazhdimisht iniciativat sipërmarrëse, sidomos nga gratë, që kanë në fokus promovimin e produkteve tipike të Dibrës dhe agroturizmin si një mundësi për zhvillimin e ekonomive familjare.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/rtsh/