E Diel, 1 Nëntor 2026

Miss Skrapari: Si futa në kurth Marsel Sotirën

Vrasja e Marsel Sotirës është kryer vetëm në sajë të përdorjes së një vajze të re si karrem. Vetë vajza e etiketuar si Miss Skrapari, ka rrëfyer si u rekrutua nga Klodjan Saliu dhe momentet e fundit të jetës së Marsel Sotirës. Më poshtë pjesë nga dëshmia e vajzës:

…kujtoj se në muajin Shkurt të vitit 1999 familje ime u transferua nga Çorovoda për në qytetin e Durrësit. Në atë kohë isha 17 vjeç. Pas një muaji që kisha shkuar në Durrës, një shoqe më prezantoi me një shokun e saj nga Spitalla me emrin Klodian Saliu, i cili në atë kohë ishte i moshës rreth 23 vjeç. Kur ishim vetëm Klodi më propozoi që të lidhesha me të dhe unë për momentin i kërkova pak kohë, pastaj do ti jepja përgjigje. Që atë ditë Klodi vinte pothuajse përditë te lagja ime dhe priste përgjigje. Unë pranova propozimin e Klodit dhe filloi lidhja…. Klodi më tha se kishte biseduar me shokët e tij, por nuk më tha se me kë dhe aty më hap muhabetin se si do të vriste Marsel Sotirën. Ai më tha se kemi bërë plan që të çojmë ty në plazh të Durrësit,  ti e bën, dhe atje do të njihesh me Marselin. Pasi të njihesh, ti do të na e nxjerrësh në shteg atë duke u bërë si e dashura e tij dhe ne do ta vrasim.

Ai më porositi që me të të kisha shumë kujdes, dhe të mos i bija në sy atij se isha e futur nga ndonjë person. Po kështu ai më porositi që kur ta njihja Marselin si person ti bëja ndonjë provokim femëror dhe pastaj të lidhesha me të. Fillimisht unë nuk pranova por ai më kërcënoi… Ai më tha se do të merrte një shtëpi me qera në zonën e plazhit për mua dhe familjen time dhe unë duhej tu thosha prindërve që të shkonim 15 ditë në plazh, si dhe mos tu tregoja për vrasjen e Marselit. Kohën që kemi bërë këtë bisedë unë kujtoj se ka qenë fund Qershori ose fillim korriku 1999. Unë Marselin nuk e njihja fizikisht dhe Klodi më solli një fotografi shumë të vjetër ku Marseli kishte dalë me dy shokët e vet të cilët unë nuk i njihja. Në atë fotografi Marseli kishte dalë me një xhup meshini të zi, flokë të gjata të drejta, me trup të dobët dhe fytyrë të imët, ku ai kishte pak mustaqe dhe mjekër..

. Unë akoma nuk e kisha fiksuar për fytyrë se kush ishte Marseli. Pasditen e asaj dite dola vetëm me motrën dhe kemi shkuar tek Pista dhe aty vjen përsëri ai djali që donte të më paguante ujin. Në atë çast unë isha ulur me motrën dhe po pinim kafe dhe ky personi i tha kamarierit i cili nuk ishte ai djali nga Skrapari por një tjetër se ato kafe janë të paguara nga unë, por ne në atë kohë nuk pranuam që të paguheshin nga ai dhe i paguam vetë. Pas kësaj ne u ngritëm dhe dolëm dhe kur ishim në dalje të pistës ky personi na u afrua me një makinë të markës Audime ngjyrë të kuqe, zbriti nga makina dhe duke mu drejtuar mua më tha që e kam me ty. Unë i thashë fol ç`ke për të thënë se do iki në shtëpi. Ai mu prezantua duke më thënë se quhej Marsel Sotiri, jam 25 vjeç dhe me origjinë nga Fieri. Mbas këtij prezantimi u prezantova dhe unë, duke i thënë se quhesha V.J, prezantova motrën dhe i thashë se ishim me origjinë nga Skrapari…

Në një moment unë pata shumë frikë dhe isha gati ti tregoja Marselit që mund ti përgatisnin një kurth, por nuk guxova pasi nga ana tjetër kisha frikë nga Klodiani pasi nëse dilte gjë edhe ai mund të më vriste. Ne ikëm të dy për tek shtëpia e Marselit me makinën Audi të cilën ai e futi për në garazh dhe pastaj u ngjitëm lart dhe pamë shtëpinë. Në shtëpi nuk kishte njerëz dhe ne qëndruam pak aty dhe unë insistova që të largoheshim pasi bëhej merak motra dhe ai pranoi duke më thënë mirë se takohemi nesër… Lamë Audin dhe u nisëm me B.M.W për në shtëpi dhe si gjithmonë i dolëm nga rruga që unë kam thënë më sipër. Meqë ai ndërroi makinë mua më zuri frika se mos Marseli kishte kuptuar ndonjë gjë.

Kur mbërritëm në shtëpi e para zbriti motra e cila u largua pak më tutje, kurse unë në makinë qëndrova pak më tepër me Marselin duke u përqafuar dhe në kohën që unë i thosha atij se do të iki dhe hapja siguresën e dyerve ai mi mbyllte ato menjëherë. Më pas unë i thashë atij se po na priste motra dhe ai më tha mirë se po të përcjell unë, në këtë çast mori dhe pistoletën me vete. Kur dolëm nga makina unë i thashë Marselit që të bënim një xhiro deri tek shinat e trenit të cilat nuk ishin më larg se 10 metra nga shtëpia ime dhe kur shkuam atje dëgjuam një si kërcitje bidoni plastik.

Aty menjëherë Marseli më tha nëse dëgjova ndonjë zhurmë, kurse unë i thashë jo pasi më zuri frika se mos kishin ardhur Klodi me shokët për të bërë vrasjen e tij dhe nga ky moment unë i thashë Marselit ik se nata është e frikshme, ai në këtë moment më puthi dhe e lamë për tu takuar të nesërmen. Unë u futa në oborr të shtëpisë dhe nuk kisha hyrë akoma brenda saj dhe aty gjeta motrën me kalamajtë dhe me plazhistët e tjerë që rrinin tek shtëpia jonë, kur në këtë moment dëgjoj krisma dhe breshëri armësh jo më larg se 10 metra nga ku isha unë. Në këtë çast mendova se Klodi me të tjerët e kishin vrarë Marselin dhe nga frika hyra brenda në shtëpi pa parë se çpo ndodhte jashtë saj. Faktikisht mua nuk më vajti mendja që Marselin do ta vrisnin aq shpejt, pasi nuk dija as kohën dhe as vendin se kur do të bëhej vrasja e tij…

Dua të them se Marseli ditën që u vra kishte veshur një këmishë me mëngë të shkurtra dhe me disa cerka të bardha dhe një palë pantallona të gjata si ngjyrë bezhë ose kafe. Marseli ishte i gjatë rreth 1.90 m me trup atleti, kishte flokë ngjyrë gështenjë në të hapur dhe po kështu kishte dhe tiparet. Ai ishte bardhosh nga fytyra dhe trupi… Ditën e nesërme të vrasjes mua më ka ardhur në shtëpi vëllai i Klodit, Shkëlqim Saliu dhe më ka thënë se do të vi Klodi në darkë dhe do të takojë. Shkëlqimi ishte vëllai i madh i Klodit dhe ishte rreth 35 vjeç, me trup mesatar, nuk ishte i gjatë. Klodi erdhi në darkë dhe më takoi mua dhe më tha se do ti kërkonte familjes sime që ne të dy të iknim në Itali për një jetë më të mirë dhe do të jetonim bashkë.

Shfrytëzimi në Itali

Në deklarimin e datës 27.09.2006 Valbona Jaho ka deklaruar si për ikjen në Itali, shfrytëzimin e saj për prostitucion nga i pandehuri Indrit Taullai, etj, pastaj rikthimin në Shqipëri në vitin 2000. Në vijim ajo ka vazhduar duke deklaruar se si është rrëmbyer e mbajtur peng nga të pandehurit Indrit Taullai e Endrit Dokle nga muaji dhjetor 2000 deri në vitin 2002. Lidhur me ikjen e saj në Itali pas vrasjes së Marsel Sotirës, shfrytëzimin e saj për prostitucion në Itali e më pas kthimin e saj në Shqipëri në vitin 2000.

Vrasja e Sotirës me duke përdorur si karrem një vajzë

Punonjësi i Doganave, Marsel Sotira ishte një pengesë që duhet të kalohej me doemos nga Banda e Durrësit. Ai i kishte shpëtuar një atentati dhe më pas kishte marrë hak duke vrarë dy anëtarë të bandës. Që nga ajo ditë ai lëvizte me makina të blinduara dhe ruhej. Në këto kushte banda vë në zbatim një goditje perfekte duke përdorur si karrem një vajzë të re simpatike, e cila duhet të nxirrte viktimën në pritë. Vajza e njohur si Miss Skrapari, nën kërcënimin e Klodjan Saliut, nxjerr në pritë Sotirën, i cili vritet me 271 plumba. Më poshtë pjesë nga dosja e prokurorisë për ngjarjen:

…Me vrasjen e shtetasit Eduart Ongari organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha e Klodjan Saliu rimerr veten nga shoku i shkaktuar nga vrasjen e shokëve të tyre Ilir Xhunga e Arben Paja, por për ta ekzistonte rreziku potencial se Marsel Sotira e grupimi i tij do të hakmerrej ndaj tyre. Në këto kushte mendojnë për të vrarë shtetasin Marsel Sotira si personin që paraqiste më shumë rrezik ndaj tyre. Për shkak se kishin dështuar një herë me datë 29.10.1998 lidhur me vrasjen e shtetasit Marsel Sotira, tani mendohej më me seriozitet dhe dredhi vrasja e tij. Për të realizuar vrasjen e shtetasit Marsel Sotira organizata kriminale mendon t`i bëjë një pabesi atij nëpërmjet mashtrimit me anë të një vajze e për këtë u vendos dëshmitarja V.J.

Dëshmitarja V.J ishte një vajzë e re e sapo ardhur me familjen e saj në qytetin e Durrësit në gjendje të vështirë ekonomike, por nga par

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›