Kosovë, sot KFOR ndërhyn për heqjen e barrikadave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të presë deri sot pasdite në mënyrë që serbët e veriut të heqin barrikadat, lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare.
Sipas medieve kryetarët ilegalë të veriut do të mblidhen sot paraditen në orën 11:00 në Zveçan dhe konkluzionet e këtij takimi do t`ia paraqesin përfaqësuesve të KFOR-it. Nëse edhe pas këtij takimi serbët nuk heqin barrikadat, Komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës ka siguruar se barrikadat do të largohen nga ana e KFOR-it.
Trupat e NATO-s kishin caktuar ditën e martë si afat për zhbllokimin e rrugëve. Në një njoftim të KFOR-it thuhet se në orët e paradites, dy autokolona u nisën për të furnizuar trupat e KFOR-it në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak nëpërmjet rrugëve në veri të Kosovës. Por, protestuesit serbë u mblodhën në afërsi të barrikadave për të kundërshtuan heqjen e tyre.
Që nga 16 shtatori, forcat e NATO-s kanë dërguar me helikopterë doganierët e EULEX-it dhe të Kosovës në vendkalimet kufitare, po ashtu edhe furnizimet e ushtarëve janë bërë në rrugë të njëjtë.
Një përpjekje për largimin e barrikadave muajin e kaluar, çoi në përleshje të dhunshme ku u plagosën të paktën 11 persona, nga të cilët katër pjesëtarë të forcave paqeruajtëse.