Miss Universe Angela Martini

Angela Martini, vajza që përfaqëson Shqipërinë në Miss Univers bashkë me vajzat e vendeve të tjera kanë bërë paraqitjen e parë në pasarelë më veshje tradicionale të vendit që përfaqësojnë. Kostumi me të cilin ajo paraqitet në këtë aktivitet është dizenjuar nga "Victoria's Secret" dhe i ka kushtuar organizatës shqiptare të Miss Universit 6000 dollarë.
Megjithatë shpenzimi nuk ka qenë i kotë, kostumi i përfaqësueses sonë ka hyrë në 10 më të mirët duke zënë vendin e 6-të, pas përfaqësuese së Turqisë.