Mistere, tri sekretet e Fatimës

Tri sekretet ishin në thelb 3 mesazhe që Shën Maria u drejtoi 3 barinjve të vegjël në 13 maj të vitit 1917 në Portugali. Tre fëmijët, Luçia 10 vjeçe, Françisko 9 dhe Xhaçinta 7 vjeçe.
Një nga misteret më të përfolura të shekullit të shkuar, i quajturi Sekreti i Fatimës, mendohet se është një nga më të përfolurit, edhe pse konteksti fetar ishte ndërmjetës, mesazhi lidhej realisht me ngjarjet më të bujshme që do të vinin më pas. Tri sekretet ishin në thelb 3 mesazhe që Shën Maria u drejtoi 3 barinjve të vegjël në 13 maj të vitit 1917 në Portugali. Tre fëmijët, Luçia 10 vjeçe, Françisko 9 dhe Xhaçinta 7 vjeçe. Sipas besimit katolik, flitet gjithmonë vetëm për tri sekrete, por sekreti i Fatimës konsiderohet nga më të besueshmit dhe shumë unik, i cili ka secili shpjegimin e vet, një parathënie e së ardhmes që shpesh shkaktoi debate edhe brenda zemrës së kishës katolike. Kjo e fundit, pas një hezitimi, pranoi si një mrekulli 3 sekretet dhe shfaqjen e Fatimës, sekretet i cili konsiderohet nga besimi katolik si një ndër emrat më të cilin nderohet Maria, nëna e Jezusit. Mendohet se Shën Maria u është shfaqur tre barinjve të vegjël në rrethinat e një qyteti portugez që quhet Fatima. Hera e parë ndodhi më 13 maj, e më pas çdo muaj të datës 13 të vitit 1917, një simbolikë shpesh e përkthyer në disa versione. Vetëm në vitin 1930, Kisha Katolike shpalli zyrtarisht natyrën mbinatyrore të shfaqjeve në qytezën e Portugalisë dhe lejoi besimtarët të nderonin Zonjën Fatima.
Shfaqja e Fatimës
Fëmijët në përshkrimin e tyre të ngjarjes treguan se Zonja iu paraqit atyre si “Zonja e Rruzares” dhe ngjarja mori një jehonë të gjerë tek shumë besimtarë që besuan në këto shfaqje hyjnore. Tre barinjtë e vegjël, dy prej të cilëve vëlla e motër, si dhe kushërira e tyre Luçia, më 13 maj 1917 ruanin bagëtinë që kulloste në vendin e quajtur Kova da Iria, pranë qytezës së Fatimas. Në mesditë pasi hëngrën drekën që nënat e tyre ua kishin dhënë me vete në një torbë të vogël, ata nisën të luanin dhe të këndonin duke mbajtur në dorë një rruzare të shenjtë. Në një moment ata panë një rrufe drite dhe sesi prej saj u shfaq një grua e bukur e veshur në të bardha. Ajo ishte më e shkëlqyeshme se dielli dhe rrezatonte një dritë ndriçuese. Të shtangur nga habia, ata ndaluan para këtij vizioni. Gruaja kishte një rruzare në dorë; ishte Zonja e Bekuar. Ajo iu drejtua fëmijëve: “Mos u trembni, nuk do t’ju bëj keq”. Ajo u kërkoi fëmijëve që ata të vinin aty për gjashtë muajt e ardhshëm, ditën e 13-të të çdo muaji në të njëjtën orë dhe më pas ajo do t’u tregonte se çfarë donte prej tyre. Ajo këshilloi fëmijët që të luteshin çdo ditë për të sjellë paqen në botë dhe fundin e Luftës së Parë Botërore. Çdo herë që ata do të shkonin për të takuar Fatimën, ajo do t’u rrëfente atyre një sekret, që kishte lidhje me atë që do të ndodhte në të ardhmen. Për një periudhë sekretet mbetën të panjohura për njerëzit e tjerë. Në vitin 1919 vdiq Françisko dhe më pas motra e tij, kështu që Luçia u bë dëshmitare e vetme e tri sekreteve. Në vitin 1941, 24 vjet pas shfaqjes së parë, vajza ishte kthyer në murgeshë dhe u ftua nga peshkopi Josè Alves Correia, për të rrëfyer para kishë të gjitha momentet e shfaqjes së Fatimës, madje edhe sekretet që ajo i kishte besuar. Luçia shpjegoi se i vetmi sekret që i ishte rrëfyer asaj për herë të parë ishte i ndarë në tri pjesë, prandaj nuk mund të tregonte. Pasi u bind ajo vendosi t’i tregonte peshkopit vetëm dy pjesët e para të sekretit i cili u publikua nga Papa Piu XII në 1942, sigurisht pas një hetimi të rreptë nga kisha...!
Tri sekretet
Edhe pse mund të duken si histori aspak normale, që nuk përputhen me kohët moderne, por si pjesë të zgjedhura nga Bibla, tri sekretet e Fatimës kanë qenë nga më të debatuarat, kjo edhe për fatin se vetë kisha në fillim ishte fort skeptike për t’i pranuar ato si një mrekulli. Disa vjet më pas, atëherë kur numri i pelegrinëve të besimit katolik që vizitonin vendin ku ishte shfaqur Fatima, ishte kthyer në një objekt që bënte mrekulli, Papa vendosi të njihej me sekretet, madje edhe vendoste se kur ishte momenti që mesazhet të bëheshin publike. Ishin tri sekrete, tri mesazhe që kishin të bënin me ngjarje të rëndësishme të njerëzimit që realisht pritej të ndodhnin në të ardhmen e afërt.
Sekreti i parë ishte një vizion i ferrit, të cilin Luçia e përshkruan në kujtimin e parë të saj të shkruar në vitin 1942, si më poshtë: “Zonja na tregoi një det të madh, zjarri i cili dukej se ishte nëntokë. Të zhytur në këtë zjarr ishin demonë dhe shpirtra në formë njerëzish, si thëngjij të tejdukshme që digjeshin, të gjitha të si bronz i lëmuar që pluskonin në zjarrin e madh, që një herë çoheshin në ajër nga flakët dhe dilnin prej vetes së tyre së bashku me re të mëdha tymit e pastaj binin në çdo anë si shkëndija në zjarrin gjigand. Demonët mund të dalloheshin prej pamjes së tyre të tmerrshme e të neveritshme si kafshë të frikshme e të panjohura, të gjithë të zinj e të tejdukshëm”. Ky sekret në fakt u lidh fort me luftën e asaj kohe dhe të gjitha tmerret që do të vinin prej saj, ishte lufta e Dytë Botërore.
Ndërkaq, sekreti i dytë ka të bëjë me udhëzimet e Marias se si të shpëtonin shpirtrat nga ferri, pasi pikërisht në atë periudhe komunizmi kishte pushtuar botën. “Nëse bëhet çfarë unë po ju them, shumë shpirtra do të shpëtohen dhe do të ketë paqe dhe lufta do të mbarojë. Për ta parandaluar këtë, unë do të vij të kërkoj përkushtimin e Rusisë”, - shkruhet në rrëfimet e Luçias. Ishte një moment që në fakt siç edhe është komentuar duhet të ndodhte më parë, por Kisha ngurroi të përçonte mesazhin, i cili duket se do të lidhej fort më pas me rrëzimin e komunizmit në Evropë dhe veçanërisht me Murin e Berlinit.
Sekreti i tretë që edhe shkaktoi më shumë debate, arriti të mbahej i fshehtë nga Vatikani deri në 26 qershor të vitit 2000. Por pas atyre viteve, kohë kur edhe nuk ndodhi ndonjë gjë që të kishte lidhje me sekretin e tretë, Kisha duket se e harroi atë. Disa burime besojnë se pjesa e tretë e sekretit e zbuluar në vitin 2000 nuk ishte sekreti i vërtetë ose të paktën jo mesazhi i plotë. Kjo u dyshua për një kohë gjatë, pasi dihej se pjesa e tretë e sekretit fillonte me fjalët “Në Portugali...” Por në fakt nuk ndodhi ashtu si edhe pritej. Edhe pse Kisha deri tani nuk kishte qenë aq entuziaste sa duhej për tri sekretet, ishte pikërisht ky i fundit, i cili lidhej direkt me të ardhmen e kishës. Mesazhi i Fatimës kishte të bënte me jetën e Papa Gjon Palit II dhe atentatin e 13 majit të vitit 1981. Në sekretin e tretë shkruhej: “Ipeshkvi i veshur me të bardha, binte për dhé si i vdekur, nën goditjet e një arme zjarri...”! Në të vërtetë Papa Gjon Pali pasi po kthehej nga festa e Fatimës, tre vjet pas papnisë së tij, duke përshkruar sheshin “Shën Pjetër”, papritmas lëkundet i gjakosur, ndërsa një zë gjarpëron ndërmjet njerëzve dhe i shndërron buzëqeshjet në lot: “Kanë qëlluar Papën!” Zhurma e turmës kthehet në një heshtje të thellë. Priten lajme. Dora që ka qëlluar, është e turkut 22-vjeçar, Ali Agça. Vrasësi arrestohet nga shërbimi i sigurisë, ndërsa Papa transportohej me shpejtësi në poliklinikën “Gemelli” me një plumb që i kishte përshkuar zorrët. Gjon Pali II rrezikonte të vdiste gjatë rrugës për në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë e delikat, falë të cilit mundi të mbijetonte. Papa Gjon Pali II më pas ka pohuar se mundi të shpëtonte nga vdekja në saj të Zonjës së Fatimës, festa e së cilës ishte pikërisht më 13 maj.