E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Toti rikthehet mbret i Romes Ibra tradheton Milanin

Roma mundi dje Lacion ne Olimpico. Milani ne San Siro mori vetem nje pike ndaj Barit

Java e 29-te e Serise A ofroi pak spektakel por shume rezultate surprize. Themi keshtu pasi ne takimin hapes te dites se djeshme ate te zhvilluar ne 1230 ne San Siro Milani kryesues nuk mori me shume se nje pike ndaj vendit te fundit ne klasifikim Barit. Kuqezinjte e Alegrit nuk perfituan nga ai hap fals qe beri Interi te premten ne mbremje zikalterit barazuan 1-1 ne Breshia dhe lane te pa prekur distancen prej pese pikesh qe i ndan me kushurinjte zikalter. Nderkohe qe ne superndeshjen e te dieles derbi roman u vesh perseri me ngjyrat verdhekuq. Per here te katert radhazi skuadra e Romes arrin te mposhte rivalet e perjetshem Lacion. Protagonist absolut i ketij takimi ishte kapiteni i Romes qe shenoi golin e shtate dhe te tete personal ndaj shqiponjave bardhekalter. Ne kete takim triumfin e ka ndier edhe tekniku I ulkonjave Vincenco Montela. Ish sulmuesi i Romes ka hyre ne historin e ketij derbi pasi 9 vite me pare i ka shensuar plot kater gola Lacioz duke vulosur keshtu nje takim qe u mbyll me rezultatin e thelle 5-1. Ana tjeter e medaljes kishte fytyren e Edi Rejes. Tekniku i Lacios ka plot kater humbje ne derbin roman. Ai qe kur eshte vene ne drejtim te shqiponjave asnjehere nuk ka mundur te mposhte Romen.

Derbi roman

Dy gola te Totit vendosen fatet e derbit te nxehte mes Romes e Lacios takimit qe u zhvillua ne Olimpico. Pjesa e pare e ndeshjes u mbyll ne barazim 0-0 edhe pse Roma u tregua disi me agresive se kundershtaret laciale. Rrjedha e takimit do te ndryshohej vetem ne minuten e 70 ku topi pas nje goditje standarte te ekzekutuar nga kapiteni verdhekuq u devijua lehte dhe perfundoi pas shpines se Musleres. Pas ketij episodi Lacio u mundua te reagoje duke lene me shume hapesira pas per vedherkuqte e Romes. Pikerisht ne nje rast te tille skuadra e Monteles fitoi nje 11 metersh qe u mor persiper nga kapiteni i cili nuk gaboi dhe vulosi shifrat ne 2-0. Ky per Totin ishte dhe goli i tete i realizuar ne karriere ndaj Lacios. Kapiteni shenoi golin e dyte dhe vulosi fitoren e Romes pasi minutat e mbetura ishin shume pak per skuadren e Lacios qe te ndryshonte fatin e takimit. Per tu theksuar ashtu sic edhe pritej ishte tensioni ne fushen e lojes nga te dyja palet. Por ata qe u penalizuan me shume prej lojes se ashper ishin dy futbollistet e Lacios qe dolen me karton te kuq Radu ne minuten e 87 dhe Ledezma ne sekondat e fundit.

Milani nuk perfiton

Ne ndeshjen e luajtur ne dreke Milani eshte frenuar ne barazim 1-1 ne San Siro perballe Barit. Skuiadra e fundit ne klasifikim u mbrojt me shume lojtare dhe ne minuten e 39 te pjeses se pare arriti te realizoje golin pas nje skeme ne nje goditje denimi Almiron pasoi shkurt ne zone dhe Rudolf mposht Abiatin me nje goditje me te djathten. Ne fraksionin e dyte Milani u hodh i teri ne sulm. Ky presion nxorri edhe dy gola per skuadren e Alegrit qe nuk mundi te gezohej shume rrjeta e Robinjo pozicion jashte loje dhe e Ibrahimovicit rregulloi sferen me dore u anulluan nga kryesori Brigi. Pas ketyre episodeve ne minuten e 74 Ibrahimovic doli me karton te kuq pasi goditi me krah Rosin. Keshtu per piken e marre mendoi Kasano qe ne minuten e 82-te mposhti Zhilet pas nje krosimi te Antoninit nga krahu i majte.

Te tjerat

Sa I perket takimeve te tjera duhet thene se Udineze ka mahniturt perseri. Skuadra e Guirdolin kete here shkaterroi ne transferte Kaljarin duke i shenuar plot 4 gola. Nga ana tjeter Katania mposhti Sampdorian 1-0 po me kete rezultat fitoi edhe Xhenoa ndaj Palermos ndersa Bolonja e Fiorentina fituan ne transferte 0-1 perkatesisht kunder Lecces dhe Kievos.

Rezultatet e javes 29-te

Te premten

Breshia 1 ndash 1 Inter

Te shtunen

Cezena 2- 2 Juventus

Te dielen

Kievo 0 ndash 1 Fiorentina

Lecce 0 ndash 1 Bolonja

Kaljari 0 ndash 4 Udineze

Katania 1 ndash 0 Sampdoria

Xhenoa 1 ndash 0 Palermo

Roma 2 ndash 0 Lacio

Milan 1 ndash 1 Bari

2045 Parma -Napoli

Renditja

Pike Nd.

1 Milan 62 29

2 Inter 57 29

3 Udineze 53 29

4 Napoli 53 28

5 Lacio 51 29

6 Roma 49 29

7 Juventus 42 29

8 Fiorentina 40 29

9 Palermo 40 29

10 Kaljari 39 29

11 Bolonja 39 29

12 Genoa 38 29

13 Kievo 32 29

14 Katania 32 29

15 Sampdoria 31 29

16 Parma 29 28

17 Cezena 29 29

18 Lecce 28 29

19 Breshia 26 29

20 Bari 17 29

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›