Misteret e Dancing with the Stars III
Me afrimin e marsit, pyetjet për të mësuar gjithçka rreth garës së vetme të kërcimit që zhvillohet prej tre vitesh në Shqipëri, nga producentja Holta Dulaku, me patentë origjinale të BBC-së, u bënë gjithnjë e më këmbëngulëse. E që prej 29 marsit çdo pyetje ka nisur të marrë përgjigjet e saj, ndërsa gjithçka që ndodh në sallën ku zhvillohet Dancing, transmetohet live në Vizion Plus, e në të gjithë Evropën, përmes platformës Tring Digital.
Prezantues janë sërish Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Juria ka një anëtar të ri, Alfred Kaçinarin, në vend të Arian Çanit. Nuk ka politikanë , pasi ata janë shumë të ngurtë për tu çliruar në një garë të tillë kërcimi, ama ka plot njerëz te njohur të skenës dhe ekranit.
Gara këtë vit, ndryshe nga dy edicionet e para ka filluar jo me 12, por me 14 personazhe VIP, me qëllim që gara mes tyre të bëhet edhe më e larmishme.
Kush është ende në garë
Bujar Kapexhiu, aktor, konferencier, i dënuar, i riedukuar, i rikthyer në kinostudio si regjisor e skenarist. Ai ka një penë tejet të mprehtë. Sidomos për karikaturat politike. Ka provuar të bëj shumë çka gjatë jetë s së tij, përveç kërcimit. Që po e shijon tani në Dancing with the stars.
Artan Imami, rikthimi i të cilit në Teatrin Kombëtar, pas 10 vjetësh mungesë, shkaktoi jo pak zhurmë. Një aktor kaq karizmatik i duhet me patjetër skenës shqiptare. E që po sjelle performance shumë interesante edhe në Dancing with the stars
Ornela Bregu, si sprovë të parë, ka pasur këngën. Por profilin artistik, e krijoi si prezantuese, e formateve të ndryshme televizive. Gjithnjë në pole position. E kishte prekur disi kërcimin nëpër spektaklet që ka prezantuar, por kë të herë e ka marrë shumë seriozisht, sepse synon të eci gjatë në kë të garë .
Elvana Gjata, vajza e vogël e Etheve që u transformua sa hap e mbyll sytë në një uragan, që nuk po din të ndalë. Ajo është sot padiskutim këngëtarja me e kërkuar në treg, që tani po fiton më shumë fansa edhe me kërcimin.
Foto Strakosha, portieri dhe kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare. Fitues i kupave të mëdha. Disa herë Kampion i Shqipërisë dhe Greqisë. Ku po jeton e punon prej vitesh. Nuk kishte kërcyer kurrë më parë , as në festat familjare. E pranoi Dancing si një shkollë ku më në fund mund të më sojë të kërcejë jo vetëm vals e tango por edhe jive, passo doble e çdo disiplinë tjetër.
Inida Gjata ose siç e njohin të gjithë Zhaku, që shkruan, aktron, krijon, këndon, prezanton, bën peticione, proteston…Vajza snobe, që guxon të provojë gjithçka. Deri edhe në çmenduri. Ka provuar të kërcejë në danc teatër.
Vedat Ademi që me bandat e tij ka sjellë në Tiranë the best pop & rock. Djali nga Mitrovica, i ka hedhur mirë rrënjët nga këto anë. Ku po pëlqehet çdo ditë e më shumë.
Seldi Qalliu, një personazh simpatik, i dalë nga realiti show . Që diti ta pushtojë shpejt tregun muzikor e atë mediatik. Me këngët dhe bëmat e tij.
Afërdita Dreshaj, si miss e modele e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën e Shqipërinë, anekënd botës. Suksesin e radhës ajo po e kërkon, si këngëtare, në skena koncertesh e festivalesh e tashmë dhe në kë të garë kërcimi.
Niada Saliasi, u fabrikua si një yll i ri në spektaklet televizive, për ti hyrë pa kthim, rrugës së artit, si aktore. Rolet e para në seriale, filma e teatro i rezultojnë të suksesshme.
Adelina Tahiri, ka kënduar që 14 vjeç. Sot është 19 vjeç. Në pesë vjet, 10 klipe, shumë këngë, koncerte e kontrata. Llogaritë dalin në favor të këngëtares bukuroshe, të Shkupit. Është konkurrentja më e vogël në Dancing with the stars dhe po I përfaqëson denjësisht shqiptarët e Maqedonisë në këtë garë kërcimi.
Të larguarit
Në natën e dytë të Dancing with the stars pati dy të eliminuar. Duke qenë se gara u zhvillua mes ekipit të vajzave dhe ekipit të djemve dy të larguarit ishin një vajzë dhe një djalë .
Anjeza Maja, e dalë nga bota e spektakleve të bukurisë dhe e njohur si prezantuese e shumë spektakleve e koncerteve të më dha.
Dren Abazi ishte i larguari tjetër. Këngëtari cool nga Kosova që ka fituar famën e tij me muzikën xhaz të miksuar me muzikën ballkanike. Ndërsa në sfidën e kërcimit nuk rezultoi i suksesshëm.
Xhani Shqerra ishte i eliminuari i tretë. Humbi dhe shansin e fundit në danc off me Adelina Tahirin, duke u larguar kështu përfundimisht nga gara, për të vazhduar rrugën e tij të muzikës, si këngëtar që sapo ha hyrë në treg.
Dancing, jo vetëm garë kërcimi
Krahas garës mes konkurrentëve VIP, çdo edicion i Dancing with the stars ka sjellë në skenë dhe momente shumë interesante spektakli. Ndërsa në natën e dytë ishte I ftuar fituesi I edicionit të kaluar Enver Petrovci, që kërceu një nga numrat më të bukur të garë s së tij të një viti më parë , në natë n e dytë u shfaqën pjesë te më të bukura të musicalit të famshëm Grease që premierat e saj të parë i pati në fillimin e viteve 70 në Broadway për të triumfuar më pas në të gjithë botën. Dëshirat e rinisë amerikane të viteve50, për të eksploruar shfrenimet në rock& rollit, dashuritë , miqësitë , makinat, e çdo lloj pasioni të çmendur… pushtuan edhe Brodaway-in e vogël shqiptar, skenën e Dancing with the stars Albania. E kjo është vetëm shfaqja e parë. Producentja Dulaku, që ka sjellë traditën e musicaleve në Shqipëri, ka menduar që në kë të edicion të tretë të Dancing të këtë më shumë shfaqje musical, për realizimin e të cilave do të ftohen personazhe të njohur të skenës dhe ekranit.



