Misteret e Shpates dhe perkrenares se Skenderbeut
Studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati rrefen për herë të parë për abc news detajet rreth shpatës dhe përkrenares së Skendërbeut, të cilat ka patur mundësi që t’i çmontojë dhe shohë nga afër në laboratorin e Vjenës. Çeliku i shpatës së Skënderbeut, sipas Stamatit është i një cilësie të lartë, dhe pjesa e sipërme e saj është e dekoruar me ar. Shpata ka një gjatësia 86, 6 cm, pa dorezë, gjerësia e tehut 5,7 cm dhe trashësia e tij 5,2 mm
Gjithashtu një relike unike është përkrenarja e Skënderbeut, e cila ka formën e dhisë dhe është e larë në ar.
Stamati është në proces studimi të aspekteve teknologjike të shpatës, pasi sipas tij kjo shpatë ka mistere të panjohura.
Shpata dhe përkrenarja do të ekspozohen në muzeun Historik Kombëtar në një vitrinë të mbyllur për 6 muaj për gjithë shqiptarët në ambjentët e Muzeut Historik kombëtar. Kjo u ra dakord mes palës shqiptare dhe asaj austriake pas vëzhgimit të kushteve të përshtatshme.