Homazhe per Ali Podrimjen
Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës janë mbajtur homazhet për poetin Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në qytetin Lodeve të Francës. Homazhe përveç atyre me të cilët u shoqërua e bashkëpunoi, poeti miqve të fjalës së tij poetike ne ceremonial kanë marr pjese edhe zyrtarë më të lartë vendit, si presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi si dhe krerë të të gjitha institucioneve dhe shoqatave fetare.
Në ceremoninë mortore ishin edhe shumë bashkëqytetarë të fëmijërisë së tij nga qyteti i lindjes, Gjakova, si dhe nga të gjitha qytetet e Kosovës. Ata përveç nderimit me përkulje para arkivolit me trupin e pajetë të poetit kombëtar të madh, ngushëllonin edhe familjen. Heshtja mortore thyhej nga zërat në sfond me vargjet e poetit kushtuar jetës, vdekjes, ngadhënjimit e lirisë, gjeografisë së atdheut nga Mitrovica deri në Çameri, Ulqini e Presheva si dhe diaspora.
Ceromonia mortore zgjati për rreth 2 orë dhe më pas kortezhi u nis për në varrezat e kryeqytetit, ku do tw prehet trupi i princit të letrave shqipe Ali Podrimja.