E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteri, 11 policë qëlluan komandot shqiptare

TIRANË- Me hije misteri është i mbuluar atentati i djeshëm ndaj ushtarëve shqiptarë, ku humbi jetën Kapiteni Feti Vogli dhe mbeti i plagosur rëndë N/Tetari Aleksandër Peci, i cili fillimisht u raportua i vdekur, por vetëm pak orë më pas Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ishte në gjendje kome.

Edhe pse Ministria e Mbrojtjes pohoi ngjarjen dhe dha disa detaje mbi të, askush nuk jep detaje në lidhje me motivet e këtij sulmi, i cili deri më tani është konfirmuar që është kryer nga 11 policë afganë, të cilët në mënyrë të pakuptimtë hapën zjarr mbi ushtarët.

Në njoftimin e saj për shtyp, Ministria e Mbrojtjes deklaron: “Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar, Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, “Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike dhe një mitraloz i lehtë.”

Gjithçka duket e pakuptimtë, mbi shkaqet që shtynë 11 personat e veshur si policë afganë të qëllonin mbi forcat e NATO-s, por në analizë të fakteve, arrihet në dy dyshime kryesore që mund të kenë sjellë këtë sulm. Së pari, mendohet se këta persona mund të mos kenë qenë policë afganë, por të jenë veshur si të tillë, me qëllim kryerjen e sulmit pa u shqetësuar dhe së dyti, futjen në kurth të Policisë Afgane, me qëllim që kjo e fundit të akuzohej për sulmet. Referuar mediave ndërkombëtare, raportohet se vetëm pak javë më parë, një sulm i ngjashëm, nga persona të veshur me uniforma police, është krykryer
kundra trupave franceze, në një bazë nëlindje të Afganistanit, ku humbën jetën 4 ushtarë francezë.
(Shkrimi i plotë dhe fakte interesante sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vëllai i Feti Voglit: Tronditja e lajmit, la pas vajzën 3 vjeçe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›