E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje ushtar shqiptar vritet dhe nje tjeter ne gjendje kome nga sulmi ne Kandahar

Nje oficer i ushtrise shqiptare Feto Vogli mbeti i vrare gjate dites se djeshme ne Afganistan ndersa nje tjeter ushtarak Aleksander Peci ndodhet ne gjendje kome pas nje sulmi te papritur ndaj njesise amerikano shqiptare ne Kandahar ku ata benin pjese. Sipas Ministrise shqiptare te Mbrotjes ata u qelluan nga nje njesi policesh afgan ne rrethana te cilat jane ende te pasqaruara. Presidenti Bamir Topi i cili foli per nje akt te terrorist u takua ne mbremje me drejtuesit me te arte te ushtrise shqiptare ndersa kryeministri Sali Berisha zhvilloi nje takim me ministrin Arben Imami dhe shefin e shtabit te pergjithshem. Zoti Berisha mori nje telefonate nga komandanti i misionit nderkombetar ISAF i cili i shprehu ngushellimet per vdekjen e oficerit Vogli. Kryeministri ka garantuar se Shqiperia eshte e vendosur te jape kontributin e saj ne misionin nderkombetar te paqes ne Afganistan.

Shqiperia u trondit dje pasdite nga njoftimet e mberritura nga Afganistani ku nje njesi ushtarake  amerikano shqiptare u be objekt i nje sulmi nga nje grup policesh afgane. Fillimisht u fol per dy te vrare oficerin Feti Vogli me graden kapiten dhe Aleksander Pecin nentetar. Ne mbremje nje njoftim i ri e lehtesoi disi peshen e ngjarjes se rende. Nentetar Peci ishte ende ne jete ndonese ne gjendje kome.

Ushtaraket shqiptare ndodheshin ne fshatin Rabat duke shoqeruar dhe siguruar nje mision te USAID-it i cili po zhvillonte nje takim per te pare mundesite e ndertimit te dy shkollave dhe nje qendre shendetesore atje. Papritur dhe ne rrethana ende te paqarta ata jane gjetur nen bresherine e armeve. Te pakten 5 automatike dhe ne mitraloz i lehte kane qelluar drejt tyre duke plagosur rende dy ushtaraket shqiptare si dhe nje pjestar te forcave amerikane te cilet jane derguar menjehere ne spital. Vogli nuk ka mundur te mbijetoje. Peci i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale dhe deri mbreme vone ishte ne lufte mes jetes dhe vdekjes ne gjendje kome. 11 pjestare te policise afgane te perfshire ne sulm u arrestuan dhe hetimet pritet te zbardhin arsyet e aktit vrases.

Shqiperia eshte nder vendet e para qe ju bashkua misionit ISAF ne Afganistan qe prej vitit 2002. Madje ajo ka derguar dhe eksperte te policise per te trajnuar njesite afgane. Kjo eshte hera e pare qe ushtaraket e kontingjenteve shqiptare humbasin jeten. Kapiten Vogli kish qene dhe me pare ne misione jashte vendit ndonese vetem 31 vjecar. Peci eshte akoma me i ri 24 vjec dhe per te kjo ishte eksperienca e pare jashte vendit. Te dy ishin nisur per ne Afganistan me 16 janar. Autoritetet me te larta shteterore dhe politike te vendit reaguan per ngjarjen duke vleresuar ate qe e cilesuan si nje akt heroik te ushatarakeve shqiptare. Qe nga kreu i shtetit e deri te udheheqesit politik ishin ne te njejten linje ne mesazhet e tyre te ngushellimit per familjen e kapitenit Vogli dhe mbeshtetjen ndaj vepimtarise se forcave te ushtrise shqiptare.

Presidenti Bamir Topi e quajti nje akt te rende terrorist sulmin ndaj komandove shqiptare duke kerkuar ndeshkimin e autoreve e duke  inkurajuar dhe pergezuar Forcat e Armatosura shqiptare per permbushjen e misionit te tyre te guximshem e vetemohues thuhet ne mesazhin e presidentit. Kreu i shtetit ka zhvilluar gjithashtu edhe nje takim me drejtuesit me te larte te ushtrise shqiptare per tu njohur me rrethanat e sulmit. Ai ka patur nje bisede telefonike edhe me komandantin e kontingjentit shqiptar ne Afganistan gjate se ciles ka theksuar se profesionalizmi dhe trimeria e ushtarakeve i ben krenare te gjthe e duke i siguruar ata se ne keto momente te veshtira gezojne gjithe mbeshtetjen e popullit shqiptar.

Per nje sulm te pabese eshte folur ne takimin qe kryeministri Sali Berisha zhvilloi ne Ministrine e Mbrojtjes me ministrin Arben Imami dhe shefin e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare Xhemal Gjunkshi. Kryeministri gjithashtu i dergoi mesazh ngushellimi familjes se oficerit qe humbi jeten duke nenvizuar seshpirti i tij do te prehet ne altarin e lirise se kombit shqiptar dhe kombit afgan per te cilen flijoi jeten e tij. Ai pati po ashtu nje bisede telefonike me komandantin e kontingjentit shqiptar ne Afganistan

Komandanti i ISAF Gjenerali amerikan John Allen i telefonoi mbreme kryeministrit Berisha duke e garantuar se do te behet gjithcka qe autoret e ketij akti te marrin ndeshkimin e merituar ligjor ndersa nga ana e tij zoti Berisha konfirmoi se trupat shqiptare do te permbushin me sukses te gjitha detyrimet e misionit te tyre historik dhe se Shqiperia eshte e vendosur te jape kontributin e saj ne kete mision.

Kryetari socialist Edi Rama foli per nje tragjedi qe ka rene jo vetem mbi familjet e dy ushtarakeve shqiptare por mbi te gjithe ne shprehet ai duke theksuar se sipas tij  kjo ngjarje perben arsye tejet te forta me shume qe Shqiperia ta vazhdoje edhe me me shume vendosmeri betejen e saj krah per krah me Shtetet e Bashkuara e me te gjitha forcat e NATO-s kunder fashizmit te ketij shekulli qe ne Afganistan e gjetke perpiqet te ndertoje bazat per te terrorizuar e tjetersuar boten e lire shkruan zoti Rama ne mesazhin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›