Misteri Bleona Mata, dosja e 7-vjeçares drejt pezullimit
11/04/2011 Pyetet nëna, Bukurije Mata, për deklaratat në media. “S’kam të dhëna për Bleonën”
TIRANE-Kur po afrohet njëvjetori i zhdukjes së vogëlushes 7-vjeçare Bleona Mata, grupi i hetimit pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda po analizon mundësinë e pezullimit të hetimeve. 11 muaj kërkime në tre shtete, si dhe shumë veprime operative të kryera në terren me metodat speciale të hetimit, si përgjime telefonike e ambientale, nuk kanë sjellë asnjë rezultat mbi fatin misterioz të vogëlushes nga fshati Zapod i Kukësit. Momentalisht dosja voluminoze është duke u hetuar nga specialistët më të mirë të policisë dhe Prokurorisë, por duke qenë se hetimi ndodhet në situatë të mjegullt, veprimi i fundit procedural që pritet të kryhet lidhur me këtë ngjarje, është nxjerrja e urdhrit të pezullimit. Shumë nga dëshmitarët okularë janë pyetur dhe ripyetur, por asnjëri prej tyre s’ka dhënë detaje konkrete mbi rrethanat e zhdukjes së 7-vjeçares. Konkluzionet e arritura deri në këtë fazë hetimore, s’kanë mundur të përcaktojnë asgjë rreth fatit të vogëlushes Mata, duke e mbuluar akoma dhe më tepër me mister zhdukjen e saj. Dëshmia e fundit që është administruar në dosje është ajo e nënës së Bleona Matës, Bukurije Mata. Në ditët e para të muajit prill, ajo është pyetur në Prokurori lidhur me deklaratat që ka bërë në media duke pohuar se ka informacione që vajza e saj mbahet e fshehur në rrethinat e Tiranës. Kaq i ka mjaftuar hetuesve që të rimarrin në pyetje Bukurije Matën, duke i kërkuar kësaj të fundit burimin e informacionit, si dhe vendin e saktë ku dyshon se mund të mbahet e izoluar vajza e saj 7-vjeçare. Mirëpo, ndryshe nga seç pritej Bukurije Mata ka pohuar para grupit të hetimit se nuk kishte asnjë informacion dhe se deklaratat e bëra publike në media, i ka kryer pasi mendon se me këtë mënyrë do arrijë të sigurojë informacione për vendndodhjen e vajzës së saj. Vetë familjarët e vogëlushes Mata kanë kryer kërkime madje janë adresuar dhe në një emision televiziv që ka në qendër trajtimin e problemeve të personave të zhdukur. I gjithë mundi i tyre në këtë drejtim s’ka dhënë asnjë rezultat, duke u dramatizuar akoma dhe më tepër me divorcin mes dy prindërve të vogëlushes 7-vjeçare. Kjo e fundit u zhduk pa lënë gjurmë në malet e Zapodit në mbrëmjen e datës 22 maj të vitit 2010. Mata ndodhej në mal me hallën e saj dhe katër vajza të tjera, të cilat kullosnin bagëtitë. Në rrethana të mistershme, vogëlushja ka humbur nga vëmendja e pesë vajzave duke mos ditur ende dhe sot asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e saj. Prokuroria dhe policia kanë ngritur dhjetëra dyshime, por që asnjëri nga ato nuk është faktuar. Momentalisht në dosje nuk ka asnjë provë bindëse, gjë e cila shton mundësinë e pezullimit të hetimeve lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Mbi 100 të përgjuar
Për zbulimin e autorëve apo vendin e izolimit të Bleona Matës, Prokuroria ka mundësuar përgjimin e bisedave telefonike të më shumë se 100 personave. Mësohet se metodat e përgjimit janë përdorur deri në rrethin familjar, ku për një periudhë prindërit dhe të afërmit e tjerë të familjes Mata janë mbajtur nën mbikëqyrje, por edhe kjo metodë nuk ka sjellë rezultat. Ndërkohë që prej gati 1 viti katër oficerë të Krimeve të Rënda janë “dislokuar” në Kukës, për të hetuar në kohë çdo informacion që ka lidhje me këtë çështje.