Misteri i Erionit

Janë bërë dy vjet kur familja Dema nga fshati Pollatë i komunës së Podujevës vazhdon të kërkojë birin e tyre, Erion Demën, i cili është zhdukur pa gjurmë më 28 mars 2008.
Edhe përkundër kërkimeve që janë bërë, qoftë nga familjarët, qoftë nga policia, ende nuk dihet asgjë për të, ndërsa familjaret tash së fundi po përballen jo vetëm me ankthin për të birin e zhdukur, por edhe me një varg thashethemesh.
Së fundi, familja e tij ka dëgjuar spekulime se Erioni është rrëmbyer dhe ndodhet diku në Perëndim.
Nëna e Erionit, Emine Dema, thekson se familja e saj nuk dyshon në askënd për zhdukjen e birit të tyre.
“Unë e kam djalin e tretë në Fushë Kosovë që 16 vjet. Punon në treg. Një ditë djali i madh që jeton në Prishtinë shkon atje dhe me të hyrë në treg, një i njohur i thotë: ‘Faik, kemi dëgjuar se e keni gjetur djalin’. Jo, bre. Nuk ka ecur edhe pak, kur edhe një tjetër e ka pyetur. O djalë, nëse gjendet djali, ne do t’i lajmërojmë njerëzit deri në Australi”, ka thënë Dema, e cila ka sqaruar se gënjeshtrat po na e shtojnë dhembjen.
“Djali më 28 mars i ka bërë dy vjet që ka dalë nga shtëpia, por unë nuk mund t’i them askujt e ke marrë ti apo ti. Ai njeri që ka ardhur dhe ka thënë që djali i juaj është gjallë, ai duhet të tregojë vetë dhe jo pastaj të përhapë në të gjitha anët fjalë, e pastaj mos me u dit kurrgjë”, thotë nëna e Erionit, duke mos dhënë detaje se për kënd bëhet fjalë.
Sabrie Kamberi, zyrtare për informim në Policisë së Kosovës, ka thënë për Kosovapress se policia vazhdon të trajtojë rastin e zhdukjes së Erionit të vogël, pavarësisht asaj se të gjitha gjurmimet deri më tash kanë përfunduar pa ndonjë rezultat konkret.
“Janë bërë dy vjet që nga humbja e vogëlushit në rajonin e Podujevës. Natyrisht që policia asnjëherë nuk i ka ndërprerë dhe angazhimet lidhur me gjetjen e këtij vogëlushi”, ka thënë Kamberi.
Ditën e zhdukjes pa gjurmë, fëmija ka qenë në oborrin e shtëpisë afër të cilit kalon lumi. Kur ai nuk është parë më, familjarët kanë kërkuar gjithandej, duke njoftuar edhe Policinë e Kosovës, të cilët dyshonin se Erioni ka rënë lum.
Polica bashkë më organet komunale, ish TMK- në, zhytësit, zjarrfikësit dhe qytetarët kanë kërkuar vogëlushin, për të cilin besohej se ishte mbytur në lumin Llap.
Megjithatë, fati i fëmijës së familjes Dema edhe sot e asaj dite ka mbetur i paditur.
Familjarët asnjëherë nuk i kanë shuar shpresat për gjetjen e tij, duke mos lënë vend pa kërkuar me shpresën se do të zbulojnë fatin e Erionit.
Gjyshi i vogëlushit, i cili është personi që për të fundit herë e ka parë nipin e tij në oborr, ka thënë për Kosovapress se shumë pjesëtarë të policisë, si TMK –ja dhe zhytës të tjerë, e kanë kërkuar Erionin në lum. “Nuk dimë ende asgjë për fatin e Erionit“, ka thënë për Kosovaopress gjyshi i tij.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa operacione dhe kërkime së bashku me njësitet e shpëtimit.