E vërteta e verës

E gjithë vera e prodhuar sivjet në Rahovec do të jetë në dispozicion të kosovarëve. Megjithatë, edhe sikur 2 milionë kosovarë të konsumonin raki 24 orë, nuk do të mund të harxhohej gjithë sasia që ka mbetur nëpër bodrumet e fermerëve rahovecas.
Llogaritet se mbi 12.5 milionë litra verë kanë mbetur pa u nxjerrë në treg.
E gjithë kjo, pasi Serbia pas shpalljes së pavarësisë ka mbyllur kufirin dhe nuk lejon kalimin e automjeteve dhe personave me dokumentacion të Republikës së Kosovës.
Nga kjo situatë izolimi që dy vite, prodhuesit e verës në Rahovec kanë humbur një pjesë të madhe të tregut evropian, ku eksportonin brenda vitit miliona litra verë. Ndërkohë, probleme kanë edhe me dy shtetet tjera, Maqedoninë dhe Malin e Zi, për shkak të CEFTA-s.
Bodrumi i verës “Rahoveci”, ku është përqendruar fuqia më e madhe vreshtarisë dhe e vertarisë në Kosovë, me 600 hektarë vreshta, rrezikon seriozisht të mbyllet. Shani Mullaabazi, drejtor i kësaj ndërmarrjeje të privatizuar, thotë së nga embargoja e shtetit serb, humbjet janë tepër të mëdha. Bllokada ka bërë që ky bodrum t’i rrisë çmimet e verës për shkak të rritjes së kostos së transportit që shfrytëzohet për Mal të Zi.
“95 për qind të shitjeve e kemi eksport dhe ky eksport po na rrezikohet seriozisht”, thotë Mullaabazi.
Edhe më keq, thotë ai, fermerët sivjet do ta vjelin rrushin vetëm për vete sepse bodrumet janë të ngopura me raki. Kapacitetet përpunuese të këtij bodrumi janë 50 milionë litra raki për një vit. Sipas Mullaabazit, vitin kaluar është shitur vetëm gjysma, ndërkaq sivjet rrezikon të jetë edhe më keq.
“Janë mbush me raki bodrumet në Rahovec për shkak të politikës”, thotë Mullaabazi i cili për këtë problem qysh herët i ka njoftuar të gjitha institucionet në Kosovë.
Në gjendje hiq më të mirë nuk është as bodrumi i verës “Stone Castle”.
Fejzullah Berisha, teknolog, thotë së prej shpalljes së pavarësisë, Serbia nuk merr verën e Rahovecit, madje nuk lejon as kalimin transit.
“Kjo është duke na dëmtuar shumë. Vitin e kaluar kemi mbledhur shumë rrush dhe tani pjesa më e madhe e rakisë na ka mbetur në bodrum”, tha Berisha.
Ky bodrum çdo vit grumbullon përafërsisht 8 deri në 12 milionë kilogramë rrush, ndërkaq sivjet, thotë Berisha, kur do të fillojnë të vjelat në shtator, nuk do të mund të grumbullojnë më sasi të rrushit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, shumica e verës shitet në tregjet e rajonit, ku printe Serbia me 1.5 milionë litra. Kosova aktualisht në rezerva ka mbi 12.5 milionë litra verë, ndërsa mund të prodhojë 9.5 milionë litra në vit.
Ndërkaq, vreshtari Gazmend Daka, i cili ka edhe një bodrum të vogël për prodhimin verës dhe të rakisë, tha se probleme ka edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi.
“Në këto dy shtete po ashtu ka probleme për shkak të mosimplementimit të CEFTA-s”, tha ai.
Megjithatë, ndryshe nga dy të parët, Daka ka pasur fatin që nuk përpunon aq shumë raki sa për të eksportuar. Bodrumi i tij përpunon 40 mijë litra verë brenda vitit dhe kryesisht e shet në Kosovë. Ndryshe derisa nuk bëhet një zgjidhje, për rahovecasit shpresa e vetme mbetet tregu gjerman dhe ai italian, që eksportohet kryesisht përmes Malit të Zi, me kosto shumë të lartë të transportit.