E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javën tjetër prokuroria do pyesë ekspertët e videos Meta- Prifti

Share

Të hënën që vjen, kur do zhvillohet dhe seanca e ardhshme për gjyqin ndaj Ilir Metës, në bankën e dëshmitarëve do të ulen tre ekspertët shqiptarë të videos Meta- Prifti. Siç njofton agjencia Balkan Insight, prokurorët i kanë kundërshtuar ekspertët shqiptarë me pretendimin se nuk kanë përgatitjen e duhur dhe tani do i marrin në pyetje si dëshmitarë për punën që kanë kryer.

Tre ekspertët, Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani, i thanë gjykatës se ata mendojnë se mundësia për ndërhyrje në video ishte e madhe. Tre ekspertët sugjeruan se video ishte modifikuar duke përdorur një softuer animacioni, CrazyTalk Animator, që ishte instaluar më parë në laptopin e Priftit, shkruan Balkan Insight.

Ndërkohë, mediat e qeverisë sulmonin fort sot prokurorinë, duke thënë se Ina Rama ka manipuluar videon.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›