E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK largohet nga koalicioni me PS-në

Dikur me post ministror në mandatin e parë të qeverisë Berisha 2005-2009, Ndoka pranoi dje zhgënjimin gjatë qëndrimit në koalicionin me partinë me te madhe ne opozitë, duke mos i kursyer edhe kritikat ndaj PS dhe lidershpit te saj.

“Ne jemi deklaruar qartë, qe nëse PS mban një qëndrim të kundërt me kërkesat e aleateve te saj dhe partive te tjera opozitare, nuk do të jemi pjese e koalicionit me këtë parti. Ne e kemi vendosur një gjë të tillë, nuk e shohim me PS-në si një aleate apo partnere e ardhshme. Partia Socialiste, nuk ka një fizionomi për ndërtimin e koalicioneve, për zgjerimin e tyre, për te krijuar një fryme opozitare ne vend, por disa kalkulime nepër zyrat e PS e kane nxjerr lidershipin jashtë realitetit politik duke e bërë atë të largët për partitë aleate por dhe për qytetaret”, - beri te qarte dje kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka, qe prej kohesh ka bere publike jo vetem kritikat ndaj politikes se Rames, por edhe ka paralajmeruar nderprerjen e aleances me te.
Ne këtë kuadër, kreu demokristian u shpreh se nuk e kushtëzon marrëveshjen me demokratet me poste për shkak te kohës se kufizuar qe mbetet deri ne zgjedhjet e përgjithshme, por nuk do te refuzoje edhe nëse ka të tilla. Por ajo çka u kujdes Ndoka te theksoje, ishte shkëputja tashme përfundimtare e aleancës me Partine Socialiste me qëndrimin se kreu socialist, Edi Rama, nuk di te ndërtoje koalicion dhe as fryme opozitare. Ndërkohe qe komentoi edhe marrëdhënien me partine ne pushtet, PD.

“Me Partine Demokratike, ka pasur ngrirje te marrëdhënieve politike qe ne kohen kur PDK u nxor nga qeverisja ne mënyre të njëanshme. Sot janë tejkaluar ato raporte midis palëve dhe nuk shohim ndonjë pengese ne fund te fundit për tu takuar dhe për te nënshkruar marrëveshje për një bashkëpunim ne te ardhmen me këtë formacion politik për të ndërtuar një aksion politik se bashku”, - bëri te qartë demokristiani i cituar nga “Koha Jonë”.

Muajt e fundit, marrëdhëniet e kreut te PDK-se, Ndoka dhe Edi Ramës, kane qene tepër te acaruara. Se fundmi, Ndoka u shpreh i pakënaqur me qëndrimin e selisë roze, jo vetëm për reformën zgjedhore, por edhe për procesin e zgjedhjes se Presidentit te Republikës. Pas vitesh ne koalicion me PS-neë, Ndoka u shpreh se PS-në nuk e bashkon me asnjë lloj interesi politik me selinë tonë. Madje Ndoka nuk mori pjese as ne tryezën e fundit te zhvilluar nga kreu socialist Edi Rama me aleatet e tij për çështjen e zgjedhjes se presidentit. “Ne nuk u përfaqësuam pasi koalicioni opozitar nuk funksionon me si i tille”, - u shpreh ai. E ndërkohe qe kreu demokristian po deklaron shkëputjen nga PS, kreu i saj force politike, Rama se fundmi la te hapura mundësitë për koalicion me parti te reja ne politike, si Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut apo Frymën e Re Demokratike, e cila pritet te drejtohet nga Bamir Topi, parti të cilat kanë deklaruar se nuk do të futen në koalicion as me PD-në dhe as me PS-në.

                                                                                             2012-07-29 11:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›