E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumania vendos sot fatin e Presidentit Basesku

Rumunët janë thirrur sot në referendum për të vendosur nëse do të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës apo do të mbajnë në Presidencë Baseskun. Referendumi do të jetë i vlefshëm vetëm nëse votojnë 50 për qind e votuesve plus një.

Traian Basescu u shkarkua nga posti për disa veprime të cilësuara nga Gjykata si anti-kushtetuese, por largimi i tij përfundimtar nga pushteti varet nga referendumi i sotëm.

Basesku është në konflikt të hapur me kryeministrin e vendit, Viktor Ponta dhe me maxhorancën e vendit.

/Start/

                                                                                             2012-07-29 10:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›