Mitchell në Egjipt, për bisedime për paqen në Lindjen e Mesme
Zyrtarë të lartë amerikanë gjenden në lindjen e mesme në përpjekje për të nxitur rifillimin e bisedimeve për paqen, apo për ti dhënë jetë nëj procesi të bllokuar prej kohësh. Sekretari amerikan i mbrojtes Robert Gates ka planifikuar një takim me ministrin izraelit të mbrojtjes Ehud Barak e me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
I dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme, George Mitchell, do të takohet me Presidentin egjiptian Hosni Mubarak, për të diskutuar procesin e zvarritjes të paqes në Lindjen e Mesme. Ai mbërriti në Kairo me kërkesën e Mubarak, pas bisedimeve që zhvilloi në Siri dhe në Izrael. Në Tel Aviv, Mitchell risiguroi zyrtarët Izraelitë për angazhimin e palëkundur të Uashingtonit për sigurinë ne vend. Marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën disi pasi Presidenti i SHBA-së Barack Obama kërkoi të ndalej procesi i zgjerimit te vendbanimeve izraelite në tokën palestineze. Ndërsa në damask të sirisë Mitchell u takua me Presidentin sirian Bashar Asad dhe diskutimet mes palëve ai i konsideroi "shumë të sinqerta dhe pozitive". Diskutimet u fokusuan në çështjen e rifillimit të bisedimeve për paqen ndërmjet sirisë dhe izraelit, të cilat janë stopuar që nga viti 2000. Pas bisedimeve me presidentin egjiptian, Mitchell do të takohet me liderin palestinez Mahmoud Abbas dhe kryeminstrin izraelit Benjamin Netanyahu. Vizitat janë pjesë e një inisiative një javore, me takime të nivelit të lartë diplomatik, të nxitur nga Uashingtoni për rifillimin e bisedimeve të paqes midis Izraelit dhe palestinezëve, të ngrira prej muajsh.