Miti i Gabriel Garcia Marquez-it
Shumë vite më vonë dhe shumë herë, shkrimtari i famshëm do ta kujtonte ditën kur zbuloi se si të vendoste rreth shkrimit të romanit të tij të madh. Ai po udhëtonte nga Mexico City në Acapulco kur i ndodhi ndriçimi i mendjes. Ai e ktheu makinën, shkoi në shtëpi, dhe u mbyll aty për 18 muaj. Kur u riparaqit, ai e kishte me vete dorëshkrimin e romanit “Njëqind vjet vetmi”. Në anën tjetër, gruaja e tij kishte 18 muaj pa paguar taksa.
Kur Gerald Martin, aty kah mesi i biografisë së pasur dhe të shkathtë, fillon të tregojë këtë histori, lexuesi mund të jetë paksa i befasuar, madje edhe i zhgënjyer. “Ai nuk kishte vozitur shumë atë ditë kur... Garcia Marquez, sikur të ishte në trans, e ktheu “Opel”-in dhe u kthye mbrapsht në drejtim të Mexico City-t. Dhe pastaj...”. Deri në këtë pikë, Martin nuk ka qenë duke e sfiduar atë që ai e quan “mitomania” e subjektit të tij – si ka mundur ai, derisa është baza e artit dhe famës së shkrimtarit – por ai gjithashtu nuk ka ritreguar mite. Ai i ka varrosur ata, duke i sajuar pjesët e asaj që u shndërruan në enigmë. Dhe kjo është çfarë është duke bërë tani. Ai për momentin është duke luajtur me ne, pikërisht për shkak se magjia e këtij momenti në ndonjë mënyrë duhet të pranohet.
Pas kësaj, Martin shkruan në apologji përqeshëse, “Duket keqardhëse të intervenosh në histori në këtë pikë, por biografi ndihet i detyruar të theksojë se ka pasur shumë versione të kësaj historie... dhe se ajo sapo e rrëfyer nuk mund të jetë e vërtetë”. E vërteta ka qenë pa dyshim më e rëndomtë, më pak “mrekulluese”, nëse e përdorim fjalën e Martin-it. Shkrimtari sigurisht që ka vazhduar drejt Acapulco-s atë ditë në vitin 1965 dhe i ka bërë disa shënime atje. Ai nuk e ka lënë përnjëherësh punën e tij në agjencinë reklamuese, ku ka qenë duke shkruar kopje, derisa tentonte të hyjë në industrinë meksikane të filmit dhe të siguronte para dhe famë duke shkruar skenarë.
Ai nuk ka jetuar në izolim total për 18 muaj dhe, në fakt, libri i ka marrë vetëm një vit për ta shkruar apo pak më shumë. Dhe Garcia Marquez nuk po fillonte një libër të ri; ai po e sillte në vete një të vjetër, në të cilin ai kishte vënë tashme disa vite punë. Çfarë ka gjetur ai ka qenë mënyra e të rrëfyerit. Ai do të kombinonte, siç ka thënë vazhdimisht, zërin narrativ të gjyshes së saj me atë të Franz Kafkës. Ajo tregonte histori fantastike sikur të kishin qenë të vërteta, sepse për të ato kishin qenë të vërteta. Kafka i ka treguar ato në atë mënyrë sepse ai ka qenë Kafka. Pas momentit të tij të përndritjes, Garcia Marquez e kërkonte sa më shumë të vërtetën në fantastikë, duke e gjurmuar çfarëdo të vërtetë që fshihej në leximet joletrare të ngjarjeve letrare të prezantuara.
Në mënyrën e tij, natyrisht, historia e kthimit nga rruga për në Acapulco është e vërtetë dhe një prej cilësive më të mira të biografisë së Martin-it është kuptimi i këtij efekti të dyfishtë. Vetëm për shkak se mrekullia nuk ka ndodhur, siç thotë historia e mrekullueshme se ka ndodhur, nuk do të thotë se nuk ka ndodhur mrekullia. ‘Njëqind vjet vetmi’, i cili u botua në vitin 1967, e ndryshoi në tërësi jetën e Garcia Marques-it dhe po ashtu e ndryshoi edhe letërsinë. Pas disa viteve të pasigurta si gazetar në Kolumbi, dy viteve vërtetë të lodhshme në Paris i papunë dhe një bashkëpunimi të shkurtë me një agjenci kubane të lajmeve në New York, ai ishte vendosur në Meksikë në vitin 1960. Kur kishte hyrë në veturë për të shkuar në Acapulco, ai ishte shkrimtar i talentuar dhe punëtor.
Ai kishte shkruar disa tregime të shkurtra të mrekullueshme, romanet “Leaf Storm” (1955) dhe “In Evil Hour” (1962), dhe novelën e mrekullueshme “No One Writes to the Colonel” (1961). Por këto vepra nuk e kishin ndryshuar jetën e tij apo të dikujt tjetër, dhe ai në atë kohë nuk ka qenë një emër sikurse Julio Cortazar, Carlos Fuentes, apo Mario Vargas Llosa. Kur ai doli nga vetura e tij, ishte rrugës drejt çmimit Nobel, të cilin e fitoi në vitin 1982.
Garcia Marquez ka bërë shumë shaka rreth famës së tij gjatë viteve, shpesh duke pohuar se gjithmonë e dinte se kjo do të ndodhë. Ai thuhet t’i ketë thënë gruas së tij sapo ishin martuar (në vitin 1958, kur ai i kishte 31 vjet dhe ajo ishte 26 vjeçare) se ai do të shkruante ‘kryeveprën e tij të jetës’ para se t’i mbushë 40 vjet; dhe njëherë kishte thënë se ka qenë i famshëm që në lindje, përveçse ai kishte qenë i vetmi person që e dinte këtë. Ne mund t’i marrim këto tallje si shenja të një sigurie Joycean-e apo Shakespeare-ane.