E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitra e çelur e Mitro Çelës

Në panteonin e zotave të Induistëve dhe të religjionit Persian “Mitra” zë një vend të rëndësishëm. Sidomos kur ajo është perëndia mbrojtëse e “miqësisë” dhe “kontratave”. Kontrollo - beso në enciklopedinë britanike. Në këtë kohë që flitet për kontratat në Tiranë nuk kishte si të mos mungonte Mitra, që është çelur për lindjen e një proteksionisti kontratash të fëlliqura dhe gël-bazes në mes të Tiranës. Kontrata e shitjes së hapësirës publike në ish-parkun e Rinia shoqërisë “Tajvan” me një shifër qerasje, pra me çmim prej 12 mijë lekë është me të vërtetë një anomali në sistemin e ryshfetit që vetëm Mitra mund ta përmendë. Këtu nuk ka insinuata as trillime se Edi Rama ishte kundër, se po të ishte kundër nuk e propozonte fare, as gël-baze nuk votonte  “pro” saj. Ka dokumente të shumta që vërtetojnë anomalinë e kësaj batërdie me këtë hapësirë publike. Përdorimi itë ndjerit Gramoz Pashko në këtë histori është një gjë e dënueshme moralisht, sepse ai nuk  prezent në këtë tokë për të provuar apo mos provuar fjalët e liga të Mitros. Mitra e çelur prodhon vetëm gjak dhe pisllëk në të që mbron dhe bashkë-trillon. Sikurse kuptohet emisioni “Faktori Minus”, kinse investigativ, është një emision selektiv, manipaluativ, dhe sakatosës, që është qyta e pushkës së pronarit të Vizion Plus, alias mecenati kryesor i  sulmeve kundra qeverisë “Berisha”.Ndërkaq, Mitra është ndër personazhet kryesor të mitëmarrjes, që udhëhiqej drejtpërdrejt  nga hambarët e bashkisë së Tiranës, për rastin e shitjes së 1.310 metra katrorë në mes të parkut Rinia. E turpshme, tragjike, e dhimbshme, që vendi është pre e mashtrimeve dhe Mitrove të gjakosura. Dhe këto turpe foljore Mitra na i kumton për të dalë i pastër, por zdralën trupore dhe mendore, nuk mund ta heqë, një i ashtuquajtur gël-baze, që na  paska qenë edhe antar e këshillit Bashkiak, që mund të ketë të drejtë të miratojë aktin e shitjes, por jo të luajë me çmimin e shitjes, që medemek na e paska përcaktuar hipoteka. “Po a je në Mitro?” - Pyesin qytetarët e Tiranës që janë privuar nga hapësirat e gjelbra, për shkak të pazareve të mafies së Ndërtimit. Vokativi do të ishte: O Mitra thjesht mos u tall me qytetarët e Tiranës, se cili banor i këtij vendi fatkeq, nuk e di se sa nuk mund të jetë çmimipër një metër katror tokë në zemër të Tiranës dhe këtë nuk e ditkan këshilltarët, ekspertët, apo administrata. Diferenca dhe distanca nga një 90 dollarë në 2.000 mijë euro është shume e madhe për t’u mbushur me lloqen e ndonjë faktori. S’ka faktor që të mbush mendjen se këtu është bërë një pazar i pastër i kryebashkiaku, që kinse paska kundërshtuar edhe vetë-propozimin e tij, dhe anëtarëve të këshillit Bashkiak të Tiranës që kanë votuar pro-shitjes së saj. Së shpejti do të bohet lista e plotë e atyre që votuar “pro” dhe “kundra” kësaj shitje antiligjore, dhe aty do të gjeni emra që s’kanë moral për të folur as për të shkruajtur qoftë edhe një rresht për këtë grabitje....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›