E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë: Krishtlindjet u festuan në Kishën Shën Ndou

PRISHTINE-Festa e Krishtlindjeve në Prishtinë është shënuar mbrëmë me meshën e shenjtë, e cila u mbajt në kishën katolike, Shën Ndou. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, tha se Kosova i dërgon botës mesazhe të paqes, të lirisë dhe të mirëkuptimit. Përveç besimtarëve katolikë, në këtë manifestim, ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të besimit mysliman. Në mbarë Kosovën besimtarët katolikë, po festojnë Krishtlindjen, e cila simbolizon ditën e lindjes dhe të forcimit të besimit në Zotin. Krishtlindja konsiderohet si dita e paqes në mes Zotit dhe njerëzve, si dhe në mes popujve të mbarë botës, thonë besimtarët. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›