E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vret kushëririn për kullota, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Armen të Vlorës, ku Reiz Haxhiraj 54 vjeç është qëlluar me çifte nga ana e kushëririt te tij Luan Haxhiraj. Mësohet se vrasia ka ndodhur për motive të dobëta, arrestohet vrasësi. 

VLORE- Një 54 vjeçar nga fshati Armen i Vlorës ka mbetur viktimë e një sherri për kullotën. Reiz Haxhiraj 54 vjeç është qëlluar me çifte pasi gjedhët e tij hynë në tokën e Luan Haxhirajt. Ky i fundit kushëri me viktimën nuk ka nguruar të qëllojë menjëherë mbi 54 vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se pak para vrasjes dy kushërinjtë Haxhiraj kishin patur një debat mes tyre, por pas hyrjes së bagëtisë në tokat e 61 vjeçarit Luan Haxhiraj, ky i fundit është irrituar deri në pikën që vendosi të vrasë Reiz Haxhirajn. Policia ka arrestuar menjëherë autorin e kësaj ngjarjeje. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›