Sarandë,vdes nëna e tre fëmijëve

Një grua 25 vjeçare ka vdekur në maternitetin e Sarandës, ndërkohë që familjarët akuzojnë mjekët për humbjen e saj. Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se Enkelejda Osmani 25 vjeç, nënë e 3 fëmijëve vdiq në maternitet 8 ditë pas lindjes së fëmijës së saj. Menjëherë pas vdekjes së saj, familjarët i janë drejtuar bluve të Sarandës duke akuzuar mjekët si përgjegjës . Pas vdekjes së saj, mjekët kanë vendosur që trupi i 23 vjeçares të dërgohet për t'i bërë autopsinë, gjë që është kundërshtuar nga familjarët. Ata janë grumbulluar para maternitetit të Sarandës dhe protestojnë ndaj bluzave të bardha. Ndërkohë shumë forca policie kanë mbërritur aty për të qetësuar situatën. Ngjarja e rëndë është përcjellë edhe në Tiranë, ku Ministria e Shëndetësisë ka nisur në drejtim të qytetit jugor grup ekspertësh për të verifikuar nëse vdekja e nënës së 3 fëmijëve ka qënë gabim ose jo i mjekëve të maternitetit të Sarandës.